Shkup, 29 prill – Vallëzimi si art universal kreativ e reflekton dhe e promovon kulturën e vendit tonë. Kultura jonë ka histori të rëndësishme të vallëzimeve përmes ekzistimit të të cilave janë rrënuar paragjykimet dhe kufizimet, kumtoi sot ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, me rastin e Ditës botërore të vallëvimit – 29 Prillit.
Ajo theksoi se Ministria e Kulturës e konfirmon kontributin evet ndaj skenës dhe mbetet partnere në afirmimin e identiteti vallëzues të vendit.
Kostadinovska-Stojçevska në urimin e vet për Ditën e vallëzimit shfaqi bindje se projektet e përbashkëta e avancojnë dialogun kulturor dhe e sjellin lirinë e artit.