By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Salvador Dali dhe mustaqet ikonike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Salvador Dali dhe mustaqet ikonike
Kulturë

Salvador Dali dhe mustaqet ikonike

admin
Last updated: 09/05/2024 12:48
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Nga: Myles Burke / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Në vitin 1955, artisti spanjoll Salvador Dalí – i cili lindi 120 vjet më parë – u ul pranë spikerit veteran Malcolm Muggeridge, në [programin] Panorama të BBC-së, ku foli për simbolin më të fuqishëm të identitetit të tij artistik – mustaqet.

Muggeridge pranoi se ai me të vërtetë duhej të pyeste surrealistin e famshëm për imazhet e çuditshme ëndërrimtare të cilat ia krijuan emrin, por pamja e mustaqeve të Dalit doli të jetë e papërmbajtshme për të.

Ajo që pasoi në një program të BBC-së që ishte i njohur për përmbledhje hulumtuese për çështjet aktuale, ishte një intervistë interesante surreale.

“Pyetja e parë që dua t’jua bëj – në fakt duhet të jetë për artin modern, por nuk mund të shmangem – ka të bëjë me një detaj të këndshëm që më shtyn të pyes: si arritët t’i bëni këto mustaqe të mrekullueshme?” – tha Muggeridgei.

“Në fillim të këtyre mustaqeve, e përdora një produkt shumë natyral”, u përgjigj Dalí. “Hurmat, e njihni këtë frut? Në çastin e fundit të drekës nuk e pastroj gishtin dhe e vendos pak te mustaqet dhe aty mbetet mirë për gjithë pasditen. Por, tani e përdor një produkt të vërtetë, shumë të mirë [që gjendet] në Sheshin Vandom [në Paris]; dyllin hungarez Pinaud [markë franceze nga viti 1810]. Është dyll tashmë shumë i njohur. Prusti [Marcel Proust, Romancieri francez], e përdorte po të njëjtin”.

“Po, por ai i kishte të prera, apo jo”, u përgjigj Muggeridge, duke e nxehur temën. “Nuk e kishte këtë ngritje të mrekullueshme si ju”.

“Ai e përdori këtë dyll, por e përdori në një mënyrë tjetër ose në një formë tjetër … dëshpëruese. Paksa depresive dhe melankolike. Përkundrazi, mustaqet e mia janë shumë gazmore, shumë të theksuara, shumë agresive”.

Muggeridge vazhdoi duke e shtyrë artistin për më shumë detaje mbi qimet e fytyrës së tij që sfidojnë gravitetin, duke zbuluar se artisti i pastronte për çdo mbrëmje – duke lejuar që të bëhen të buta dhe të bien brenda natës; për kohën që i duhet për t’i bërë gati në mëngjes – tre minutat e shpejtë; dhe, se si mustaqet e tij shërbyen si mjet praktik për “frymëzim”.

Muggeridge nuk ishte i vetmi që u mahnit nga mustaqet jashtëzakonisht të guximshme të artistit. Si sinonimi i vetë artistit, mustaqet e ilustruara Dalít janë shndërruar në legjendë.

Dalí i kishte ngritur majat e lëmuara që nga vitet 1930, dhe fillimisht ishte një ndërlidhje relativisht modeste e bazuar në pamjen e popullarizuar në atë kohë të aktorit amerikan Adolphe Menjou. Por, me kalimin e viteve, mustaqet e artistit, “si fuqia e imagjinatës sime, vazhduan të rriteshin”, siç do të thoshte Dalí më vonë në një libër fotografik të vitit 1954.

Nga vitet 1940, i rriste dhe stilizonte mustaqet në lartësitë gjithnjë e më dramatike, me fundet e tyre lakuara që ta kujtonin një tjetër piktor të mëparshëm spanjoll, Diego Velázquez. Flokët e dallueshme në fytyrën e Dalit shërbyen si deklaratë e guximshme e qëllimit, duke mishëruar rebelimin, kreativitetin, mungesën e respektit, individualitetin dhe absurditetin.

“Janë pak artistë që më bien në mend të cilët e ndoqën famën dhe pasurinë në mënyrë kaq agresive si Salvador Dalí. Aktivisht e bëri veten markë, duke promovuar paturpësisht vetveten me çdo mjet të nevojshëm”, ka thënë historiani i artit, David Dibosa, në dokumentarin Art në BBC më 2022. “Dhe, si me çdo markë, për të qenë vërtet i suksesshëm ju duhet logoja e cila menjëherë njihet”.

Qoftë të përdredhura si tetëshe, të zbukuruara me lule ose të lidhura, mustaqet e tij u krijuan me aq kujdes sa edhe imazhi i tij publik. Lakoret e tij të ekzagjeruara, si pikturat, i përballën shikuesit me absurdin, duke i sfiduar që t’i vënë në dyshim konvencionet dhe realitetin.

Kjo shërbeu për të ngurtësuar imazhin e tij në mendjen e publikut, një shenjë dramatike vizuale për shpirtin e çuditshëm, teatral dhe të shkujdesur që përcaktoi personalitetin artistik të Dalit.

Ndonjëherë i përdorte mustaqet si penel, ose i shfaqte në piktura, duke përfshirë Autoportretin me proshutë të skuqur, duke e mjegulluar më tej kufirin midis artit dhe jetës, seriozes dhe komikes, reale dhe surreales.

Dhe, derisa markat artistike shkojnë e vijnë, kjo ka rezultuar si jashtëzakonisht e qëndrueshme. Silueta e tij surreale ka zbukuruar gjithçka, nga bizhuteritë deri te filxhanët e kafesë, madje është pikturuar në një aeroplan të Delta Air Lines në vitin 2010. Në të njëjtin vit, një sondazh i realizuar për Movember-in, për ngjarjen vjetore për rritjen e qimeve të fytyrës, e shpalli atë si mustaqokun më të famshëm të të gjitha kohërave.

Në një epilog të përshtatshëm surreal, i cili ilustron fuqinë e motivit të tij, kur trupi i Dalit u zhvarros për një test atësie në vitin 2017, pothuajse tri dekada pas vdekjes së tij më 1989, mustaqet ende ishin krejtësisht të paprekura, dukeshin si akrepat e orës që tregonin kohën 10 e 10.

“Isha i interesuar për ta parë dhe isha krejtësisht i habitur”, ka thënë në atë kohë Narcis Bardalet – përgjegjës për balsamimin e trupit të Dalit – për stacionin radiofonik të Spanjës, RAC1.  “Ishte si një mrekulli … mustaqet e tij tregonin saktësisht orën 10 e 10”. 

You Might Also Like

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

LUTJE DASHURIE

Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Next Article “Ndodh shpesh në Madrid”, Muller i bashkohet tërbimit të Bayern Munichut për golin e anuluar nga gjyqtari

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?