By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Republika Srpska propozon marrëveshje për “ndarje paqësore” të Bosnje e Hercegovinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Republika Srpska propozon marrëveshje për “ndarje paqësore” të Bosnje e Hercegovinës
Bota

Republika Srpska propozon marrëveshje për “ndarje paqësore” të Bosnje e Hercegovinës

admin
Last updated: 23/05/2024 14:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Radovan Vishkoviç, ka njoftuar se në 30 ditët e ardhshme, qeveria që ai drejton do të krijojë një marrëveshje që do t’i dërgohet entitetit tjetër të BeH-së, Federatës së Bosnje e Hercegovinës, për “ndarje paqësore”.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës Srpska të enjten, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), ku pritet që të votohet rezoluta që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

“Kjo nuk është shkëputje, ndarje paqësore nuk është shkëputje, e drejta e garantuar me Kushtetutë është ndarja paqësore. Ne do të ofrojmë, nëse na konsideroni komb gjenocidal, që nuk jemi, atëherë nuk kemi pse të jetojmë së bashku”, tha Vishkoviç, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.

Në këtë mbledhje të qeverisë prezent ka qenë edhe Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska, Millorad Dodik.

Ndryshe, të enjten e 23 majit Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë pro ose kundër projekt-rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës.

Seanca në fjalë pritet të nis në orën 16:00.

Gjermania dhe Ruanda janë dy vendet nismëtare të projekt-rezolutës.

Para votimit pritet që të flasë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Draft-rezoluta ka për qëllim të shpallë 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën, arrestohet 64-vjeçari në Devoll
Next Article Skandali me mikrokreditë, PD akuzon Ramën: Piramidat e kryeministrit kanë dëmtar 103 mijë qytetarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?