By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli vret luftëtarë të Hezbollahut në Siri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli vret luftëtarë të Hezbollahut në Siri
Bota

Izraeli vret luftëtarë të Hezbollahut në Siri

admin
Last updated: 25/05/2024 18:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nga një sulm izraelit me dron në Siri u vranë dy luftëtarë të lëvizjes libaneze, Hezbollah, tha një grup që monitoron luftën.

“Një dron izraelit gjuajti dy dronë drejt një makine dhe një furgoni të Hezbollahut në qytetin Kusajr në provincën Homs, teksa ata po udhëtonin për në aeroportin Al-Daba. Sulmi la të vrarë të paktën dy luftëtarë të Hezbollahut dhe plagosi të tjerë”, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky ishte sulmi i tretë kundër Hezbollahut – grup që mbështetet nga Irani – në Siri gjatë kësaj jave.

Të hënën, sulmet izraelite në zonën Kusajr, që gjendet afër kufirit me Libanin, vranë tetë luftëtarë proiranainë, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me seli në Britani, por që bazohet për informacione nga një rrjet burimesh brenda Sirisë. Sipas burimeve të AFP-së, të paktën njëri prej të vrarëve ishte luftëtarë i Hezbollahut.

Një tjetër sulm ndodhi më 18 maj dhe shënjestroi një “komandant të Hezbollahut dhe shoqëruesin e tij”, tha Vëzhguesi.

Izraeli rrallë komenton për sulmet individuale në Siri, por vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë armikun e tij të përbetuar, Iranin, që të zgjerojë prezencën e tij në këtë shtet.

Që kur ka nisur lufta civile në Siri, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore, duke shënjestruar kryesisht pozicionet e ushtrisë dhe luftëtarët e mbështetur nga Irani, përfshirë ata të Hezbollahut.

Sulmet izraelite në Siri janë rritur që kur ka nisur lufta në Gazë mes ushtrisë së Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që mbështetet po ashtu ka Irani./Rel

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkupi, 8 vjet pa park argëtues
Next Article Petrovska: Për presidenten Maqedonia nuk ka emër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?