By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli lejon evakuimin e dhjetëra palestinezëve të sëmurë dhe të plagosur në Rripin e Gazës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli lejon evakuimin e dhjetëra palestinezëve të sëmurë dhe të plagosur në Rripin e Gazës
Bota

Izraeli lejon evakuimin e dhjetëra palestinezëve të sëmurë dhe të plagosur në Rripin e Gazës

admin
Last updated: 28/06/2024 08:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dhjetëra palestinezë të sëmurë dhe të plagosur u lejuan të shkonin në Egjipt të enjten, një nga evakuimet e para mjekësore që nga mbyllja e pikëkalimit kufitar me Egjiptin në muajin maj.

Gjashtëdhjetë e tetë persona, në mesin e tyre 19 fëmijë të sëmurë dhe të plagosur dhe familjet e tyre kaluan në Egjipt në kuadër të një evakuimi të koordinuar me zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe komuniteti ndërkombëtar, tha ushtria izraelite.

Njëzet e një pacientë me kancer nga Gaza po transportohen në Emiratet e Bashkuara Arabe për trajtim mjekësor, sipas agjencisë së lajmeve Agence France-Presse. Është e paqartë nëse 21 pacientët me kancer janë pjesë e 68 personave të evakuuar.
Mohammed Zaqout, drejtor i spitaleve të Gazës, tha se më shumë se 25,000 pacientë në Rripin e Gazës kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit dhe se rruga nga pikëkalimi Kerem Shalom në Egjipt nuk mund të zëvendësojë atë në Rafah, që e lidh drejtpërdrejt Gazën me Egjiptin.

Ndërkohë, forcat izraelite hynë në një lagje të qytetit të Gazës të enjten dhe urdhëruan banorët palestinezë që të zhvendoseshin në jug, në kuadër të një operacioni, që Izraeli thotë se është pjesë e fazave përfundimtare të luftës kundër militantëve të Hamasit.

Të paktën shtatë persona u vranë në lagjen Shijaiyah të Gazës, sipas Shërbimit Palestinez të Emergjencave Civile.

Banorë të lagjes Shijaiyah i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se u befasuan kur dëgjuan të shtënat me tanke dhe dronë në lagjen e tyre. Numri i viktimave pritet të jetë më i lartë për shkak të civilëve të bllokuar nën rrënoja, që ekipet e kërkim-shpëtimit nuk kanë arritur t’i nxjerrin.

Izraeli filloi një ofensivë të gjerë ushtarake në Rripin e Gazës pas sulmit të militantëve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, në të cilin u vranë 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u morën peng 250 të tjerë.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 37600 njerëz. Ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në raportet e saj mbi numrin e viktimave. /VOA

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Promovim i broshurës së parë evropiane për kancer endometrial
Next Article Debati i parë presidencial Biden- Trump i mbushur me gabime. Presidenti akuzon rivalin për pagesat ndaj aktores pornografike, ish-Presidenti i kujton të birin e dënuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?