By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Serbia riktheu shërbimin ushtarak me detyrim/ Kryetarja e Komunës së Preshevës: Ky vendim rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Serbia riktheu shërbimin ushtarak me detyrim/ Kryetarja e Komunës së Preshevës: Ky vendim rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon
Bota

Serbia riktheu shërbimin ushtarak me detyrim/ Kryetarja e Komunës së Preshevës: Ky vendim rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon

admin
Last updated: 14/09/2024 18:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar lidhur me vendimin e Serbisë e cila rkththeu shërbimin ushtarak me detyrim.

Sipas Sinanit, ky është një vendim i cili rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon, teksa shton se kanë kaluar gati 30 vjet nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të denjë për politikat diskriminuese të Beogradit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sinani shprehet se Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione. Rajoni ka nevojë për përparim, jo ​​për konflikte të reja.

Postimi i plotë:

”Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon

Kanë kaluar gati 30 vjet nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të denjë për politikat diskriminuese të Beogradit.

Në vitet ’90, kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe persekutimin e shqiptarëve, të rinjtë tanë u detyruan të largoheshin masivisht për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit.

Sot historia rrezikon të përsëritet!

Kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të sjellë sërish shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson, në një shtet që i diskriminon vazhdimisht.

Serbia nuk përballet me asnjë kërcënim nga fqinjët e saj! Në vend të kësaj, ngjarjet e fundit të 24 shtatorit në Banjskë na treguan se derisa flitet për paqe në Bruksel, Serbia planifikon të destabilizojë dhe aneksojë veriun e Kosovës.

Kërcënimi real për paqen dhe stabilitetin e rajonit vjen pikërisht nga vetë Serbia!

Rajoni ynë ka nevojë për paqe, zhvillim dhe një të ardhme të sigurt për të rinjtë tanë. Por, për fat të keq, Serbia e Vuçiqit vazhdon të tregojë se nuk ka vullnet për normalizim dhe stabilitet.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duan paqe, jo tensione! Rajoni ka nevojë për përparim, jo ​​për konflikte të reja”, shkruan Sinani.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prof. dr. Mehmet Gormez: Myslimanët e Ballkanit nuk janë pakicë, por janë shumë
Next Article 400 mijë euro për stadiumin me ferra dhe shkurre në Veles

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?