By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillimi i vitit shkollor, ka rritur numrin e të sëmurve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Fillimi i vitit shkollor, ka rritur numrin e të sëmurve
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Fillimi i vitit shkollor, ka rritur numrin e të sëmurve

admin
Last updated: 14/09/2024 18:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shtator – Ndryshimet klimatike ndikojnë në shëndetin e njeriut, si dhe rritjen e numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, thotë mjekja Ajsel Fazli.

Ajo njëherit thekson se me fillimin e vitit shkollor poashtu është rritur edhe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore me simptome të ndryshme.

“Në sezonën momentale hasim në dy lloje të viruseve. Njëri i sulmon rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe traktin gastrointestinal. Simptomat që paraqiten tek këto pacientë janë vështirësitë në frymëmarrje, problemet me anë të gëlltitjes, irritim të veshit, poashtu ngritje të temperaturave, vjellje, paraqitje e dhimbjeve në bark si dhe simptome të ndryshme” – deklaroi mjekja, Ajsel Fazli.

Mjekja Fazli thekson se më të prekur nga viruset aktuale janë mosha fëmijërore dhe trajtimi i sëmundjes bëhet në bazë të simptomatologjisë.

“Viruset për momentin prekin moshën fëmijërore duke filluar ato që shkojnë në shkolla apo në kopshte, prej moshës 7 vjecare deri në moshën 14 vjeçare për momentin është fluksi më i madh i pacient ëve të cilët kërkojnë ndihmë. Trajtimi varësisht sipas simptomeve që i prekin ato pacientë. Dmth ato që janë me simptome më të lehta trajtohen në kushte shtëpiake me anë të terapive që i jep mjeku amë, ndërsa ata që kanë simptome më të theksuara apo ngritje të temperaturës mbi 38 gradë atëherë fillojmë me trajtim me anë të medikamenteve, antibiotikëve varësisht nga ajo që është e nevojshme sipas simptomeve të shfaqura” – tha mjekja Fazli.

Mjekja Ajsel Fazli thotë që të mbrohemi apo që t’i kalojmë sa më lehtë këto sëmundje apo viroza që janë shfaqur duhet fëmijët të mbajnë higjienë personale sidomos kur kthehen nga shkolla të pastrojnë duart me ujë dhe sapun që mos të bartet virusi tek familjarët, ndërsa fëmijët e sëmurë mos të shkojnë në shkollë derisa të shërohen.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura
Next Article Asistentët arsimor nuk kanë filluar me punë, psikologët: Për fëmijët me ngecje duhet ndihmës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?