By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania nis kontrollet në të gjithë kufijtë tokësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania nis kontrollet në të gjithë kufijtë tokësor
Bota

Gjermania nis kontrollet në të gjithë kufijtë tokësor

admin
Last updated: 16/09/2024 19:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Asnjë hyrje në tokën e premtuar, asnjë kërkesë për azil. Vendimi kontradiktor i qeverisë federale gjermane për të forcuar kontrollet kufitare ndaj vendeve anëtare të Shengenit dhe zonës së BE-së ka shkaktuar një ortek reagimesh te fqinjët.

Prezenca e policëve të armatosur nga sot mund të vërehet në vendkalimet drejt nëntë vendeve fqinje. Berlini vendosi për këtë lëvizje të fundit pas migrimit të paligjshëm, i ndalur në Britaninë e Madhe, i amortizuar në Francë, i drejtuar kryesisht drejt Gjermanisë liberale, duke shkaktuar trazira dhe terror. Analistët thonë se Scholz po i reziston rolit në rritje të një alternativë ndaj Gjermanisë përpara zgjedhjeve të vjeshtës së ardhshme.

“Numri i emigrantëve ka rënë që kur vendosëm kontrollet kufitare dhe ne do ta bëjmë këtë në kufi për aq kohë sa të jetë e mundur. Ne jemi të suksesshëm në këtë, por kemi probleme me fqinjët tanë” – tha Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Fqinjët nuk heshtën për krijimin e ishullit autonom gjerman brenda zonës Shengen. Budapesti ka pretenduar prej kohësh se Gjermania dhe emigracioni po shkatërrojnë Shengenin, Austria nuk do të marrë më emigrantët, Varshava po fillon konsultimet me Brukselin.

“Kjo është e papranueshme dhe është e paligjshme. Kjo është ajo që Gjermania planifikon të bëjë. Kjo është arsyeja pse ne nuk do të pranojmë askënd prapa. Dhe nuk ka fare fleksibilitet”, – deklaroi Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner.

“Ne jemi të gatshëm të padisim Komisionin Evropian për rimbursim të shpenzimeve për shkak të kontrolleve. “Gjatë viteve të fundit, Hungaria ka shpenzuar dy miliardë euro për mbrojtjen e kufijve të Shengenit, pa asnjë kompensim”, – u shpreh Gergeli Gjilash, shef i kabinetit të kryeministrit hungarez.

“Veprimi gjerman është i papranueshëm për Poloninë, lëvizja e Berlinit nuk është për shkak të nesh, ne jemi seriozë për migrimin. Por për shkak të Ukrainës, ne duhet të fokusohemi më shumë në mbrojtjen e kufijve lindorë polakë”, – theksoi Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

Rreth pesë mijë policë gjermanë do të kryejnë kontrolle të rastësishme edhe në brendësi të vendit, në autostrada, hekurudha. Kontrolli i zgjeruar kufitar do të zgjasë të paktën për gjashtë muajt e ardhshëm, por sipas ligjit të zonës Shengen, periudha mund të zgjatet deri në tre vjet.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Platforma X më në fund e mori këtë aftësi
Next Article Rritja e numrit të qytetarëve që po e lëshojnë vendin shkon në rritje!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?