By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania thotë se Moldavia mund të jetë e radhës nëse Ukraina bie
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania thotë se Moldavia mund të jetë e radhës nëse Ukraina bie
Bota

Gjermania thotë se Moldavia mund të jetë e radhës nëse Ukraina bie

admin
Last updated: 17/09/2024 14:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mbështetja për Ukrainën garanton mbijetesën e Moldavisë fqinje.

Kështu ka thënë të martën Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë për të adresuar shqetësimet rreth zgjerimit të ndërhyrjes ruse në rajon.

“Gjithçka që bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë”, citohet të ketë thënë Baerbock, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh i njerëzve këtu: që nëse Ukraina bie, Moldavia është vendi i radhës”.

Baerbock ishte duke vizituar Kishinau për Platformën e Partneritetit të Moldavisë, së bashku me aleatët nga Franca dhe Rumania.

Gjermania, një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Kievit në Evropë, e inicioi platformën pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, duke e pasqyruar atë si pjesë të përpjekjeve më të gjera për të stabilizuar ekonominë e Moldavisë dhe për ta mbrojtur atë nga dezinformatat ruse.

E presidentja moldave Maia Sandu tha se vendi ende përballet me sfida serioze dhe u kërkoi partnerëve të rrisin mbështetjen e tyre.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën ne e dënuam që në ditën e parë, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë tonë”, tha Sandu.

“Pasiguria e shkaktuar nga lufta vazhdon të pengojë seriozisht zhvillimin tonë ekonomik dhe do të vazhdojë ta pengojë atë për aq kohë sa të zgjasë lufta”, shtoi ajo.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një nënë është kërcënuar me veprime ligjore nga fqinjët për një “njëbrirësh lodër” që ajo ruan në çatinë e kasolles së saj në Londër
Next Article Takim Mucunski-Ageler, tema e Asamblesja e Përgjithshme e ardhshme e KB-së dhe eurointegrimet e Maqedonisë së Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?