By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rrëfimi për betejën e 22 shtatorit të 98-ës në Drenicë, Krasniqi: Kemi qenë të gatshëm dhe entuziastë për liri a vdekje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rrëfimi për betejën e 22 shtatorit të 98-ës në Drenicë, Krasniqi: Kemi qenë të gatshëm dhe entuziastë për liri a vdekje
Maqedoni

Rrëfimi për betejën e 22 shtatorit të 98-ës në Drenicë, Krasniqi: Kemi qenë të gatshëm dhe entuziastë për liri a vdekje

admin
Last updated: 23/09/2024 07:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Islam Krasniqi-Karaqica, ish-komandant skuadre, ka rrëfyer detaje nga beteja shtatë orëshe e brigadës 114 kundër forcave serbe në Drenicë.

Krasniqi kujton edhe fjalët dhe motivin që kishte marrë nga komandanti Fehmi Lladrovci.

Beteja e 22 shtatorit 1998 kishte filluar rreth orës 08:00, ndërsa forcat serbe kishin sulmuar fuqishëm me tanke, autoblinda dhe këmbësori.

Ushtarët thotë ai ishin të gatshëm dhe të entuziazmuar, me moton “liri ose vdekje”.

Krasniqi përshkruan këtë përballje si të ashpër, duke thënë se kishin arritur t’i zmbrapsin disa herë.

“Tri herë zmbrapsëm tanket serbe, por ata u përpoqën të depërtojnë në anën e djathtë duke kaluar nëpër një kanal rezervë, deri sa arritën 30-50 metra afër pozicioneve tona. ”

“Filluam të qëllonim për orë rresht në një përballje të drejtpërdrejtë me këmbësorinë serbe,” thotë ai.

Edhe pse forcat serbe përdornin radio-lidhje për të motivuar ushtarët e tyre, ato nuk arritën të thyejnë rezistencën e ushtarëve shqiptarë.

Krasniqi përmend gjithashtu guximin e ushtarëve të brigadës 114, të cilët në përballje të afërt përdorën edhe bomba për të zmbrapsur forcat armike.

Beteja u mbyll me sukses për brigadën 114, e cila refuzoi çdo përpjekje të forcave serbe për të depërtuar në pozicionet e tyre.

Megjithatë, nga pozicionet e tjera forcat serbe kishin arritur të depërtonin.

Në këtë betejë ranë heroikisht:

Komandanti Fehmi Lladrovci, gruaja e Fehmi Lladrovcit, Xhevë Lladrovci  dheFatime Hetemi.

Ndërsa mbetën të plagosur: Hazir Berisha, Muhamet Llugani dhe Xhelë Lladrovci.

Pas betejës së 22 shtatorit, ushtari Hazir Berisha kishte marrë pjesë në disa beteja të tjera, i cili me pas ra dëshmor më 30 prill në ofensivën e Verbovcit.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni KËTU.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Javë me mot të qëndrueshëm, temperaturat do të arrijnë deri në 25°C
Next Article Jennifer Anistonit pothuajse iu refuzua hyrja në Emmy Awards, nuk i skanohej bileta

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?