By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Platforma për Bashkëpunim Rajonal në Kaukazin Jugor bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Platforma për Bashkëpunim Rajonal në Kaukazin Jugor bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme
Bota

Platforma për Bashkëpunim Rajonal në Kaukazin Jugor bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme

admin
Last updated: 18/10/2024 23:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Platforma për Bashkëpunim Rajonal në Kaukazin Jugor (3+3) ka publikuar një deklaratë të përbashkët pas takimit të mbajtur në Istanbul, raporton Anadolu.

Në takim morën pjesë ministri i jashtëm turk Hakan Fidan, ministri i jashtëm i Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov, ministri i jashtëm armen Ararat Mirzoyan, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov.

Gjatë takimit, ministrat rikujtuan rëndësinë e takimeve të Platformës së Bashkëpunimit Rajonal 3+3 që më parë u mbajtën në Moskë dhe Teheran.

Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e mbledhjes së Platformës sërish në vazhdën e ngjarjeve aktuale komplekse që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, duke vendosur të thellojnë më tej bashkëpunimin në formatin 3+3.

Duke vënë në dukje rolin që luan bashkëpunimi ekonomik rajonal në vendosjen e besimit, prosperitetit dhe stabilitetit rajonal, ministrat vendosën të shqyrtojnë më tej mundësitë e bashkëpunimit në fushën e transportit, komunikacionit, tregtisë, energjisë dhe investimeve.

Ministrat theksuan gjithashtu rëndësinë e parimeve të Kartës së OKB-së në dritën e nevojës për marrëdhënie të mira fqinjësore që rezultojnë nga përpjekjet e përbashkëta për arritjen e interesave të përbashkëta, zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, respektimin e sovranitetit, pavarësisë politike dhe integritetit territorial.

Platforma e Bashkëpunimit Rajonal të Kaukazit Jugor gjithashtu dënoi ashpër shkeljen e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare në Lindjen e Mesme.

Deklarata bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, fundin e të gjitha sulmeve dhe ofrimin e ndihmës humanitare në Lindjen e Mesme.

Platforma për Bashkëpunim Rajonal të Kaukazit Jugor (3+3) është iniciuar nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan. Takimi i parë i këtij formati u mbajt në Moskë në dhjetor 2022 në nivel zv/ministrash të Jashtëm dhe i dyti u mbajt në tetor 2023 në Teheran.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në Ballkan
Next Article Diabeti, sëmundja e shekullit! 5 rastet kur të prekurit duhet të shkojnë në urgjencë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?