By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëm 27 vjeçe, Trump zgjedh sekretaren më të re të shtypit në Shtëpinë e Bardhë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vetëm 27 vjeçe, Trump zgjedh sekretaren më të re të shtypit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Vetëm 27 vjeçe, Trump zgjedh sekretaren më të re të shtypit në Shtëpinë e Bardhë

admin
Last updated: 16/11/2024 12:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Donald Trump vazhdon të shpërblejë njerëzit që mbështetën fuqishëm rrugëtimin e tij drejt Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i zgjedhur njoftoi se ka caktuar zëdhënësen e tij të tranzicionit, 27 vjeçaren Karoline Leavitt si sekretare të shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

“Karoline Leavitt bëri një punë të jashtëzakonshme në fushatën time historike dhe kam kënaqësinë të njoftoj se ajo do të shërbejë si sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

“Kam besimin maksimal që ajo do të shkëlqejë në podium dhe do të ndihmojë në përcjelljen e mesazhit tonë për popullin amerikan, ndërsa ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, deklaroi Trump.

Detyra e sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë zakonisht është të ndihmojë në informimin e popullit amerikan për aktivitetet presidenciale, por pa tradhtuar besimin e shefit. Karoline Leavitt do te jetë sekretarja më e re e shtypit në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari i mëparshëm më i ri në moshë ishte njëzet e nëntë vjeçari Ron Ziegler, i përzgjedhur nga Presidenti Richard Nixon, në vitin 1969. Leavitt ishte ndihmës sekretare shtypi gjatë pjesës së fundit të mandatit të parë të zotit Trump, nga viti 2017 deri në vitin 2021, e pasi ai humbi zgjedhjet në 2020, ka qenë drejtoreshë komunikimi për ligjvënësen Elise Stefanik, të cilën presidenti i zgjedhur e ka emëruar për detyrën e ambasadores në Kombet e Bashkuara.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Regjim i posaçëm i trafikut nesër pasdite në qendër të Shkupit
Next Article Google Maps fshin gjithçka: Keni ende pak kohë – kështu mund t’i ruani të dhënat tuaja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?