By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë janë ATACMS, raketat amerikane që ukrainasit mund t’i përdorin kundër Rusisë?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Çfarë janë ATACMS, raketat amerikane që ukrainasit mund t’i përdorin kundër Rusisë?
Bota

Çfarë janë ATACMS, raketat amerikane që ukrainasit mund t’i përdorin kundër Rusisë?

admin
Last updated: 18/11/2024 11:19
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Për herë të parë, administrata e Joe Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë raketa balistike të furnizuara nga SHBA për sulme brenda Rusisë, thonë zyrtarët amerikanë, duke shënuar një ndryshim të madh të politikës, shkruan New York Times.

Raketat njihen si Sistemet e Raketave Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS. Ato ka të ngjarë të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreano-veriore, për të mbështetur forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, sipas zyrtarëve amerikanë.

Ukraina ka lobuar në Shtetet e Bashkuara prej vitesh për të marrë autorizimin, i cili vjen në muajt e fundit të administratës së Biden. Presidenti i sapozgjedhur Donald J. Trump ka thënë se do të kërkojë një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Çfarë bëjnë këto raketa?

ATACMS, të prodhuara nga Lockheed Martin, janë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që, në varësi të modelit, mund të godasin objektivat 300 kilometra larg me një kokë që përmban rreth 170 kilogramë eksploziv.

Raketat balistike fluturojnë shumë më lart në atmosferë sesa raketat e artilerisë dhe shumë herë më larg, duke u kthyer në tokë me shpejtësi tepër të lartë për shkak të tërheqjes së gravitetit.

Ato mund të shkrepen nga lëshuesit mobil HIMARS që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, si dhe nga lëshuesit më të vjetër M270 të dërguar nga Britania dhe Gjermania.

ATACMS shpesh quhen “raketa me rreze të gjatë”, por ky është një term subjektiv. Ato mund të arrijnë më tej në Rusi se çdo raketë tjetër ukrainase, por nuk mund të udhëtojnë aq larg sa një raketë balistike ndërkontinentale.

Ajo u ndërtua si një armë e rrallë e drejtuar në një kohë kur Shtetet e Bashkuara mbështeteshin kryesisht në bomba dhe municione të tjera të padrejtuara.

Pse pritën SHBA-të?

Vendimi nëse do të armatos Ukrainën me ATACMS ka qenë një temë e ndjeshme që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022. Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është lutur për armë që mund të godasin edhe më thellë në territorin e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara furnizuan Ukrainën me ATACMS vitin e kaluar, por administrata e Biden-it deri më tani nuk kishte miratuar përdorimin e tyre përtej kufirit me Rusinë.

Shtëpia e Bardhë ka qenë e shqetësuar se nëse Ukraina do të përdorte raketën për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë, dhe se presidenti Vladimir Putin mund të përgjigjet duke përshkallëzuar.

“Ne po përpiqemi të shmangim Luftën e Tretë Botërore”, ka thënë Biden.

Disa zyrtarë të Pentagonit kishin kundërshtuar gjithashtu dhënien e këtyre raketave ukrainasve për shkak të furnizimeve të kufizuara.

Zelensky tha se kjo lloj arme është thelbësore për aftësinë e vendit të tij për të nisur një kundërofensivë më të gjerë, dhe ka këmbëngulur se ai nuk ka plane të godasë qytetet ruse ose të shënjestrojë civilët.

Të dielën, ai sugjeroi në një fjalim të natës se kufizimi i SHBA ishte hequr pa e konfirmuar atë, duke thënë: “Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë.”

Si do t’i përdorë Ukraina?

Ushtria ruse po përgatitet të nisë një sulm të madh nga rreth 50,000 ushtarë, përfshirë trupat e Koresë së Veriut, në pozicionet e Ukrainës në Kursk, me qëllim të rimarrjes së të gjithë territorit rus që ukrainasit pushtuan në gusht.

Ukrainasit mund të përdorin raketat ATACMS për të goditur përqendrimet e trupave ruse dhe koreano-veriore, pjesët kryesore të pajisjeve ushtarake, nyjet logjistike, depot e municioneve dhe linjat e furnizimit thellë brenda Rusisë. Kjo mund t’i ndihmojë ukrainasit të zbehin efektivitetin e kundërofensivës ruso-koreane.

Vitin e kaluar, presidenti Biden ra dakord të furnizonte disa qindra ATACMS për përdorim në territorin ukrainas të kontrolluar nga Rusia, duke përfshirë Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia. Pra, është e paqartë se sa prej raketave ukrainasit kanë lënë në arsenalin e tyre për t’i përdorur në rajonin e Kurskut.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski pritet nga Kurti dhe kabineti qeveritar
Next Article Punëtoret greviste të Kuvendit lihen jashtë, presin vendimin për punën e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?