By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mësohen katër çështjet kryesore që presidenti kinez diskutoi në takimin me Bidenin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mësohen katër çështjet kryesore që presidenti kinez diskutoi në takimin me Bidenin
Bota

Mësohen katër çështjet kryesore që presidenti kinez diskutoi në takimin me Bidenin

admin
Last updated: 18/11/2024 13:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Do të kalojnë edhe dy muaj të tjerë përpara se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump të marrë detyrën.

Të shtunën, udhëheqësi kinez Xi Jinping përshkroi “katër vijat e tij të kuqe” në lidhjet SHBA-Kinë në një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Katër çështjet kryesore janë Tajvani, demokracia dhe të drejtat e njeriut, rruga dhe sistemi i Kinës dhe të drejtat e vendit për zhvillim.

“Ato nuk duhet të sfidohen”, tha Xi në një deklaratë pas takimit të dy liderëve në Lima, Peru.

Nga katër çështjet, Tajvani është çështja më e ndjeshme midis dy vendeve, siç e ka thënë vazhdimisht Xi ndër vite.

Kjo pasi Pekini pretendon Tajvanin si territorin e tij dhe ka thënë së fundmi se nuk do të heqë dorë nga përdorimi i forcës mbi ishullin.

Gjithashtu, zona është e e zonë rëndësishme strategjike edhe për SHBA-në, si qendër botërore e prodhimit të çipave gjysmëpërçues dhe një qendër kyçe e sigurisë.

Por presidenca e Trumpit tashmë thuhet se po rrit rreziqet për Tajvanin, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Në qershor, republikani deklaroi se Tajvani duhet t’i paguajë SHBA-së për mbrojtjen.

Trump mund të nisë luftën e tij tregtare 

Bëhet e ditur se komentet e Xi erdhën mes shqetësimeve se dy ekonomitë do të shkojnë në konflikt pasi Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Presidenti i ardhshëm amerikan ka kërcënuar se do të godasë Kinën me tarifa prej 60%.

Por, pavarësisht nga shenjat se dy shtetet mund të mos shkojnë mirë, Xi dhe Biden u përpoqën të jepnin një ton pajtues në lidhjet dypalëshe gjatë takimit të tyre.

Siç raportohet, të dy udhëheqësit “theksuan rëndësinë e menaxhimit me përgjegjësi të aspekteve konkurruese të marrëdhënieve”, si dhe parandalimin e konfliktit dhe mbajtjen e linjave të hapura të komunikimit.

Megjithatë, presidenca e afërt e Trump ka të ngjarë të sjellë pasiguri të reja, duke filluar me tregtinë.

“Trump nënkupton atë që thotë kur bëhet fjalë për tarifat”, shkroi Josh Lipsky, drejtor i lartë në Qendrën Gjeoekonomike të Këshillit Atlantik.

Lipsky pret që Trump të fillojë luftën e tij të re tregtare gjatë ditës së tij të parë në punë duke u përpjekur të ringjallë marrëveshjen tregtare që nënshkroi me Kinën në janar 2020.

Kina u zotua të blinte 200 miliardë dollarë mallra amerikane gjatë dy viteve, duke përfshirë 32 miliardë dollarë produkte bujqësore.

Marrëveshja skadoi në fund të vitit 2021 me kinezët që nuk përmbushën angazhimin e tyre.

Sipas Lipskyt, Trump ka të ngjarë të përpiqet të ringjallë marrëveshjen tregtare pasi të marrë detyrën si një “pikë fillestare e dobishme” përpara se tarifat e reja të hyjnë në fuqi.

You Might Also Like

BE-ja pajtohet për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 me 1.000 persona në bord, anija devijohet drejt portit të Lavrios

El Nino dhe temperaturat rekord, OBSH paralajmëron Evropën për një verë të vështirë

Teherani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me SHBA-në

Mister në Afrikën e Jugut! Trashëgimtarja 26-vjeçare gjendet e vrarë një ditë pas vdekjes së bashkëpunëtorit të saj

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zyra e BE-së në Kosovë i reagon Kurtit: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e lirë nga presioni politik
Next Article Man Utd po përgatitet për një shkëmbim të madh lojtarësh që përfshin Zirkzeen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?