By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan
Bota

Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan

admin
Last updated: 22/11/2024 10:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila me profesion është mjeke, ndihmoi një pasagjer që u sëmur në një fluturim nga Cyrihu për në Bruksel.

“Siç ndodh zakonisht në raste të tilla, ekuipazhi i fluturimit pyeti nëse kishte pasagjerë në fluturim me njohuri mjekësore”, konfirmoi të enjten zëdhënësja e saj, Arianna Podesta.

Von der Leyen e ndihmoi pasagjerin derisa mbërritën në Bruksel, kur ai u mor nga mjekët e aeroportit, shkruan politico.

Për ngjarjen ka raportuar portali zviceran 20 Minuten. Von der Leyen po kthehej nga samiti i G20 në Rio de Janeiro me kolegët e saj, tha zëdhënësja.

Ursula von der Leyen filloi karrierën mjekësore në vitin 1980 duke u regjistruar në Shkollën Mjekësore të Hanoverit, ku u diplomua në 1987 dhe mori licencën për të ushtruar profesionin e mjekes së specializuar në shëndetin e grave.

Nga viti 1988 deri në vitin 1992, ajo punoi si asistente mjeke në Klinikën e Grave të Fakultetit të Mjekësisë në Hannover. Në vitin 1991 mbrojti disertacionin e doktoraturës dhe mori titullin Doktor i Mjekësisë.

Pas lindjes së binjakëve, nga viti 1992 deri në vitin 1996 ajo jetoi në Stanford, Kaliforni, ku burri i saj ishte anëtar i fakultetit në Universitetin Stanford. Pas kthimit në Gjermani në vitin 1996, nga viti 1998 deri në 2002 ajo dha mësim në Departamentin e Epidemiologjisë, Mjekësisë Sociale dhe Kërkimit të Sistemit Shëndetësor në Fakultetin e Mjekësisë në Hannover. Në vitin 2001 fiton titullin Master i Shëndetit Publik.

Ndryshe, gjatë karrierës, Von der Leyen u fokusua në fushat e mjekësisë së grave, epidemiologjisë dhe shëndetit publik.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Next Article “Mendoj se jam një lojtar mjaft i kompletuar”, Casado i thurë lëvdata vetes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?