By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shporta konsumatore e Vitit të Ri përfshin mbi 700 produkte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Shporta konsumatore e Vitit të Ri përfshin mbi 700 produkte
Ekonomi

Shporta konsumatore e Vitit të Ri përfshin mbi 700 produkte

admin
Last updated: 08/12/2024 10:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shporta konsumatore e Vitit të Ri me çmime të reduktuara po zgjerohet me produkte të reja ushqimore. Vetëm një javë pas zbatimit të fushatës “Më pak shpenzime, më shumë për ju – Ne kujdesemi”, shporta konsumatore e Vitit të Ri me çmime të reduktuara prej të paktën 10 për qind po zgjerohet dhe përfshin mbi 700 produkte ushqimore, thuhet në kumtesën e shërbimi për shtyp të Qeverisë.

Qeveria, siç bëhet me dije, po merr masa me të cilat qytetarët më në fund marrin atë që meritojnë, kushte të mira jetese dhe kujdes të vërtetë për nevojat e tyre reale.

“Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve duhet të merret çmimi më i ulët nga muaji paraprak, domethënë nga 15 nëntori deri më 15 dhjetor dhe me atë çmim duhet të ketë të paktën 10 për qind ulje të produkteve. Lista e shportës së konsumatorëve për Vitin e Ri përfshin bukë dhe drithëra, produkte furre, mish dhe produkte mishi, peshk, qumësht dhe produkte qumështi, ëmbëlsira, fruta dhe perime të freskëta, të ngrira dhe të konservuara, pije joalkoolike (të gazuara dhe jo të gazuara), pije alkoolike (verë dhe birrë) dhe të tjera”, thonë nga Qeveria.

Çdo produkt në raftet në markete, siç thuhet në kumtesë, do të shënohet në mënyrë të përshtatshme dhe lista do të ketë mundësi të zgjerohet edhe në periudhën e ardhshme.

“Masa do të jetë e vlefshme për një muaj, pra nga 15 dhjetori 2024 deri më 15 janar të vitit 2025. Njëkohësisht mirëpresim vendimin e kompanive që i bashkohen fushatës “Më pak shpenzime, më shumë për ju – Ne kujdesemi” dhe tregojnë përgjegjësi sociale dhe ftojmë të bashkohen edhe të tjerët”, thuhet në kumtesë.

Qeveria, siç bëhet me dije, synon drejtpërdrejt përmirësimin e gjendjes ekonomike të mijëra familjeve dhe standardit të jetesës.

“Si Qeveri jemi angazhuar për të ndryshuar realitetin e keq dhe po bëjmë pikërisht këtë. Ne punojmë me përkushtim për qytetarët dhe zbatojmë masa që janë në interes të qytetarëve dhe kanë për qëllim sigurimin e një jete më cilësore. Ky është aplikimi i tretë i fushatës “Më pak shpenzime, më shumë për ju – Ne kujdesemi”, dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ne po rikthejmë shpresën dhe po ndërtojmë të ardhmen për të gjithë”, thonë nga Qeveria.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

MINT vendos çmimet e reja tavan

EMV: Hetimi për mazutin u mbyll mbi baza të shtrembëruara

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska Davkova në akademi solemne në nder të “Shën Klimentit të Ohrit”
Next Article Shpërthimi në Vlorë/ Policia jep detajet e para: Ja çfarë ndodhi në lagjen ‘Uji i Ftohtë’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?