By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jim Carrey tregon arsyen e rikthimit në filmin “Sonic the Hedgehog 3”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Jim Carrey tregon arsyen e rikthimit në filmin “Sonic the Hedgehog 3”
Kulturë

Jim Carrey tregon arsyen e rikthimit në filmin “Sonic the Hedgehog 3”

admin
Last updated: 11/12/2024 19:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Aktori i njohur i Hollywoodit, Jim Carrey, ka treguar hapur arsyen se përse është rikthyer në filmin e njohur “Sonic The Hedgehog 3”, duke thënë se i janë dashur paratë.

Veterani i aktrimit, i cili nuk ka bërë shumë role nëpër filma përgjatë dekadës së fundit, i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press, se gjëja e parë që e tërhoqi ta luajë këtë film është se do ta luante rolin e një gjeniu.

“Jam rikthyer në këtë univers sepse, së pari luan rolin e një gjeniu, gjë që më ka tërhequr. Dhe së dyti, sepse kam blerë shumë gjëra e më duheshin paratë, sinqerisht”, ka thënë Carrey duke qeshur.

Pas një karriere të bujshme në vitet 80’, 90’ e fillim të 2000-ve ylli i filmit “Ace Ventura”, kohët e fundit ka qenë mjaft selektiv sa i përket roleve në projekte filmike.

Në vitin 2022, përgjatë promovimit të filmit “Sonic the Hedgehog 2”, ai i pati thënë mediumit Access Hollywood, se po planifikon të pensionohet nga aktrimi.

“Jam shumë serioz. Varet, nëse më vjen ndonjë skenar që është i shkruar me ari, e i cili më bën të mendoj se do të jetë shumë i rëndësishëm që njerëzit ta shohin, mund të vazhdoj të punoj. Por po pushoj pak”, pati thënë ai.

Kurse në vitin 2018, Carrey, për Hollywood Reporter pati thënë se nuk po dëshiron të jetë më pjesë e këtij biznesi.

“Thjesht nuk dua të jem më në këtë biznes. Nuk më pëlqente se çfarë po ndodhte nëpër korporata. Ndoshta edhe sepse po më hiqej kreativiteti im në njëfarë mënyre”, pati thënë ylli.

Në filmin “Sonic the HedgeHog 3”, Carrey luan rolin e Gerald Robotnik, si dhe atë të Dr. Robotnik. Të tjerë aktorë që kanë huazuar zërin për këtë projekt filmik janë, Keanu Reeves, Idris Elba, James Marsden, Ben Schwartz, Tika Sumpter, Natasha Rothwell, Shemar Moore, Adam Pally dhe Krysten Ritter.

You Might Also Like

Sonte nata finale e FOLK FEST SKOPJE 2026 – Shkupi mirëpret botën në një spektakël të madh folklorik

KUR MBETESH VETËM

Çairi organizon për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”

E PORTOKALLTA

TAKIMI

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article EVN dhe TAV në bashkëpunim sjellin mbushës për makina elektrike të disponueshme dhe në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit
Next Article Fronti Europian largon tendat para Gjykatës Kushtetuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?