By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Permafrosti” malor evropian është ngrohur me 1 gradë Celsius
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Permafrosti” malor evropian është ngrohur me 1 gradë Celsius
Bota

“Permafrosti” malor evropian është ngrohur me 1 gradë Celsius

admin
Last updated: 12/12/2024 08:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Temperatura e tokës së ngrirë përgjithmonë, ose permafrostit malor në Evropë, është rritur për 1 gradë Celsius gjatë 10 viteve të fundit, sipas një studimi të ri shkencor të publikuar të martën.

“Ngrohja e permafrostit malor është e rëndësishme dhe e dukshme në të gjitha rajonet, thellësitë dhe periudhat kohore që kemi analizuar”, tha një nga autoret e studimit, Jeannette Nötzli, e cila punon në Institutin Zviceran për Kërkime mbi Borën dhe Ortet në Davos.

Permafrosti i referohet tokës dhe nëntokës që mbetet në temperatura nën zero gradë Celsius për disa vite.

Zonat e ftohta ku ndodh permafrosti, si rajonet malore dhe polare, reagojnë veçanërisht fuqishëm ndaj ndryshimeve klimatike.

Studimi, i publikuar në revistën Nature Communications, tregon se rritja e temperaturës së permafrostit në rajonet malore të Evropës është, në disa raste, po aq e lartë sa në Arktik, me ngrohjen më të madhe të zbuluar në vendet më të larta dhe më veriore.

“Kur temperaturat në permafrostin e pasur me akull afrohen drejt zeros, ngrohja ngadalësohet ndjeshëm dhe pothuajse ndalon, pasi nevojitet energji për të shkrirë akullin në nëntokë”, thuhet në deklaratën e institutit.

“Pasi akulli në permafrost shkrihet, temperaturat fillojnë të rriten përsëri”, shkruan më tutje.

Ndryshe, rreth 5 për qind e Zvicrës përbëhet nga permafrosti, zakonisht në shkëmbinj të ftohtë dhe në lartësi mbi 2500 metra mbi nivelin e detit.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Artistja MIA tregon kërkesën e çuditshme të Jay-Z kur nënshkroi me ‘labelin’ e tij
Next Article Tërmet në Kosovë, Mustafa: Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikoj qytetarët apo të shkaktojë dëme materiale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?