By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Parlamenti i Koresë së Jugut fajësoi presidentin dhe e pezulloi nga të gjitha detyrat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Parlamenti i Koresë së Jugut fajësoi presidentin dhe e pezulloi nga të gjitha detyrat
Bota

Parlamenti i Koresë së Jugut fajësoi presidentin dhe e pezulloi nga të gjitha detyrat

admin
Last updated: 14/12/2024 12:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të fajësuar presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, duke e pezulluar atë nga detyra zyrtare, për shkak të tentimit të tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje lufte, një javë më parë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Parlamenti ka votuar me 204 vota për fajësimin e tij dhe 85 kundër.

Fuqitë e tij presidenciale do të pezullohen derisa një kopje e dokumentit për fajësimin e tij t’i dorëzohet atij dhe Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka afat prej 180 ditësh për të vendosur nëse duhet shkarkuar Yoon-in nga pozita e presidentit, apo për t’ia rikthyer pushtetin.

Nëse rrëzohet nga detyra, zgjedhjet për pasardhësin e tij duhet të mbahen brenda 60 ditësh.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë ndalë nëpër rrugët e kryeqytetit, Seul, për çdo natë në dy javët e fundit, duke bërë thirrje për rrëzimin e Yoon-it nga pushteti dhe arrestimin e tij.

Shpallja e gjendjes së luftës, e para e këtij lloji pas më shumë se katër dekadave në Korën e Jugut, ka zgjatur vetëm gjashtë orë, mirëpo ka nxitur trazira të mëdha politike e diplomatike, dhe ka shkundur tregjet financiare.

Yoon është detyruar të tërheqë masën pas kundërshtimeve të mëdha parlamentare.

Partitë opozitare dhe shumë ekspertë e akuzojnë presidentin për rebelim.

Atij i është ndaluar largimi nga Koreja e Jugut, përderisa autoritetet për zbatim të ligjit janë duke kryer hetime nëse ai dhe personat tjerë të përfshirë në deklarimin e gjendjes së luftës kanë kryer rebelim, abuzim me pushtetin apo krime tjera.

Yoon ka imunitet presidencial nga ndjekja penale, mirëpo ajo nuk vlen kur bëhet fjalë për dyshimet për rebelim apo tradhti.

Yoon mund të hetohet, ndalohet, arrestohet dhe dënohet për shpalljen e dekretit për gjendje lufte, mirëpo disa vëzhgues dyshojnë që ai mund të arrestohet me forcë, për shkak të potencialit të përleshjeve me shërbimin presidencial të sigurisë.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”
Next Article Bexheti: Çmimi i duhanit arrin rekordin historik, 400 denarë për kilogram

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?