By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Shpërthen” virusi HMPV në Kinë, spitalin mbushen plot, simptoma të ngjashme me Covid 19
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Shpërthen” virusi HMPV në Kinë, spitalin mbushen plot, simptoma të ngjashme me Covid 19
Bota

“Shpërthen” virusi HMPV në Kinë, spitalin mbushen plot, simptoma të ngjashme me Covid 19

admin
Last updated: 04/01/2025 14:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mediat online po gëlojnë nga lajmet se Kina është duke u përballur me një tjetër epidemi, me pamjet në rrjet që tregojnë spitalet atje të mbushura plot me njerëz.

Pesë vjet nga shpërthimi i Covid 19-tës që gjunjëzoi botën, e fillesat e i pati pikërisht në këtë vend, shqetësime të mëdha po ngrihen pas një numri të madh infektimesh me HMPV, apo metapneumovirusi njerëzor. Postime të ndryshme në rrjetet sociale tregojnë se shumë prej pacientëve që kanë vërshuar në spitalet kineze, janë duke përjetuar simptoma të ngjashme me koronavirusin. I zbuluar në 2001-shin në Holandë, HMPV është një virus sezonal që zakonisht shkakton infeksione të mushkërive. Por shpërthimi i tij i tanishëm në Kinë duket se është mjaft më serioz.

Sipas gazetës shtetërore China Daily, përhapja e shpejtë e HMPV në Kinë është pohuar tashmë nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Megjithatë, ndryshe nga sa raportohet në internet, një përfaqësues i kësaj agjencie, Kan Biao, tentoi ta minimizonte ashpërsinë e shpërthimit të raportuar,epidemic e deklaroi se në fakt, se një rritje e infeksioneve të HMPV, gripit apo pneumonisë, është e pritshme gjatë dimrit. Autoritetet vendase pohuan gjithashtu se përhapja e norovirusit, një infeksion i stomakut që shkakton të vjella dhe diarre, do të mbetet në nivele të larta përgjatë dy muajve të ardhshëm.

Shoqata Amerikane e Mushkërive thotë se HMPV është një shkaktar kryesor i infeksionit akut respirator dhe, ashtu si gripi përhapet nga kontakti i ngushtë me një individ të infektuar, ndërsa ka shenja që ngjasojnë me atë të ftohjes së zakonshme e zakonisht zgjasin dy deri në pesë ditë.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Djali me nusen e rrahin nënën në Gostivar
Next Article Boçvarski: Autostrada Stracin – Kriva Pallankë është projekt i LSDM

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?