Skena politike e Gjermanisë është dëshmitare e një ndryshimi ndërsa mbështetja për “koalicionin qeverisës semafor” po zbehet, e përkeqësuar më tej pas rënies së aleancës midis socialdemokratëve (SPD) të kancelarit Olaf Scholz, të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë (FDP) pro-biznesit.
Ndërkohë, Unioni Kristian Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë dhe partia e saj motër bavareze, Unioni Kristian Social (CSU), kanë mbetur në krye në sondazhe, ndërsa Alternativa populiste e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) mbetet e “opozita e dytë” më e madhe në vend.
Dhe SPD-ja e kancelarit Scholz po mbetet shumë pas partisë së udhëhequr nga Friedrich Merz, në mbështetjen e votuesve.
Gjithashtu edhe zëvendëskancelari Robert Habeck i të Gjelbërve ka hyrë në garën për kancelar.
AfD e ekstremit të djathtë, e cila ka shënuar rritje, ka emëruar Alice Weidel si kandidate të saj për kancelar.
Në të majtë, BSW e sapoformuar, e udhëhequr nga Sahra Wagenknecht, ka prekur pakënaqësinë populiste, duke diversifikuar më tej opsionet politike të Gjermanisë.
Ndërsa zgjedhjet e ardhshme afrohen, sondazhet sugjerojnë një peizazh të fragmentuar, me asnjë parti të vetme që i afrohet shumicës absolute.
Andaj rezultati ka të ngjarë të çojë në javë negociatash për të krijuar një koalicion të zbatueshëm, një shenjë dalluese e politikës gjermane.
Sondazhet sugjerojnë se CDU/CSU është pozicionuar më së miri për të formuar një koalicion të mazhorancës, duke pasur nevojë për mbështetje qoftë nga të Gjelbërit, qoftë nga SPD, pasi koalicioni aktual trepartiak nuk ka gjasa të rinovohet.

