By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përkushtim dhe vizion: Mes figurave më me ndikim për vitin 2024, Revista Time përzgjedh edhe një sipërmarrës shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Përkushtim dhe vizion: Mes figurave më me ndikim për vitin 2024, Revista Time përzgjedh edhe një sipërmarrës shqiptar
EkonomiPostimi i sponsorizuar

Përkushtim dhe vizion: Mes figurave më me ndikim për vitin 2024, Revista Time përzgjedh edhe një sipërmarrës shqiptar

admin
Last updated: 09/01/2025 13:56
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Revista prestigjioze TIME në botimin e saj special për “Njeriun e Vitit”, ka përzgjedhur mes emrave të njohur dhe me ndikim në skenën globale edhe një shqiptar; ai është sipërmarrësi Samir Mane, themelues dhe Presidenti i Grupit BALFIN.

Revista Time ka një traditë të gjatë të përzgjedhjes së “Njeriut të Vitit,” që daton prej vitit 1927. Ky çmim nderon një individ ose një lëvizje që ka ndikuar ndjeshëm në ngjarjet gjatë vitit. Në vitin 2024, Time ka zgjedhur Donald Trump si “Njeriun e Vitit”, duke shënuar për të herën e dytë që e merr këtë çmim, nën motivacionin e “nxitjes së një ndryshimi politik breznor, për riformësimin e presidencës amerikane dhe transformimin e rolit të kombit në arenën globale”. Hera e parë shënohet në vitin 2016, kur arriti të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA përballë demokrates Hillary Clinton.

Çmimet e Revistës Time për vitin 2024, të ndara si më poshtë:

“Njeriu i Vitit” shkon për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump;
“CEO i Vitit” shkon për Drejtoreshën Ekzekutive të korporatës shumëkombëshe dhe teknologjike Advanced Micro Devices (AMD), Lisa Su;
“Atletja e Vitit” shkon për yllin e basketbollit, Caitlin Clark;
“Ikona e Vitit”, për legjendën e muzikës Elton John.

Ndërsa secila figurë është vlerësuar për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme të jetës, Time e cilëson rrugëtimin e sipërmarrësit Samir Mane kështu: “Me një karrierë që nisi në fillim të viteve ’90, Mane ka ndërtuar një konglomerat global që operon në 11 vende dhe 2 kontinente, duke sjellë inovacion dhe ndikim të qëndrueshëm ekonomik.”
Pikërisht në këtë mënyrë hapet intervista ekskluzive e Manes, ku ky i fundit ndalet në të shkuarën, në sfidat e kohës dhe në vendosmërinë dhe këmbënguljen e tij për t’u identifikuar nga hera si një vizionar në botën e biznesit, duke ndërtuar dhe fuqizuar Grupin BALFIN.

Kur i kërkohet të ndajë një moment të rëndësishëm që për të ka qenë një pikë kthese, Mane shprehet se “suksesi i një biznesi rrallëherë është rezultat i një momenti të vetëm përcaktues, por më shumë një zinxhir vendimesh dhe veprimesh.” Si hallka të këtij zinxhiri, ai përmend krijimin e qendrës së parë tregtare në Shqipëri, QTU, ndërtimin e destinacionit elitar turistik Green Coast, dhe hyrjen në tregjet e SHBA-s dhe Kanadasë përgjatë viteve 2023-2024. “Këto momente dhe shumë të tjera ndërmjet tyre, theksojnë aftësinë për të kapur mundësitë, për t’u përshtatur dhe për të avancuar”, thekson Mane.

Grupi BALFIN operon në industri të ndryshme si në: pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistem bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë. Për sipërmarrësin Mane, portofoli i larmishëm i Grupit është njëherazi avantazhi më i madh që mund të ketë. “Kjo na ka lejuar të zbusim rreziqet, të shfrytëzojmë sinergjitë, të kapim mundësitë në tregje dinamike dhe të krijojmë një rrjet të mirë partnerësh ndërkombëtarë dhe vendas”, shprehet Mane.

Në përmbyllje të intervistës, Mane ndan vizionin e tij për të ardhmen e Grupit BALFIN, duke vënë në qendër rëndësinë e përgjegjësisë sociale dhe ndikimit pozitiv në komunitetet që grupi operon. Ai nuk ngurron të nënvizojë rolin strategjik të Fondacionit Mane, sikurse të shprehë vlerësimin e tij për punonjësit, partnerët dhe palët e interesit.
“Grupi BALFIN synon jo vetëm të zgjerojë ndikimin e tij ekonomik, por edhe të rrisë ndikimin pozitiv në komunitetet që shërben. Fondacioni Mane do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në këtë udhëtim, duke mishëruar angazhimin tonë për përgjegjësi sociale”, thotë Mane. “Megjithatë, suksesi nuk është kurrë një përpjekje individuale. Arritjet e BALFIN janë rezultat i një përpjekjeje kolektive, të formuar nga përkushtimi i punonjësve tanë, besimi i partnerëve dhe mbështetja e aktorëve tanë të interesit”, përfundon ai.

You Might Also Like

Shtrenjtohen ndjeshëm derivatet e naftës

Shporta minimale për muajin qershor ka qenë mbi 68 mijë denarë

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës, dështon tenderi 16 mln euro

ASK: Numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve rritet për 4,4 %

ARRSH hap tender 5.2 mln euro për lidhjen e unazës verilindore të Tiranës me Rrugën e Arbrit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Homazhe në Nekoc për nder të 26-vjetorit të rënies së heroit Hisni Murseli
Next Article Mijëra qytetarë nuk i ndalën temperaturat e ulëta në Seul, protestuan kundër presidentit Yoon Suk Yeol

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?