By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kina dorëzon në OKB dokumente për trajtimin e ndryshimeve klimaterike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kina dorëzon në OKB dokumente për trajtimin e ndryshimeve klimaterike
BotaKina

Kina dorëzon në OKB dokumente për trajtimin e ndryshimeve klimaterike

admin
Last updated: 12/01/2025 13:21
By admin 2 Min Read
Share
DCIM100MEDIADJI_0328.JPG
SHARE

Kina ka paraqitur dy raporte në sekretariatin e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike, duke detajuar veprimet dhe progresin e saj klimaterik, njoftoi Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, citon “Xinhua”.

Këto dokumente, raporti i parë dyvjeçar i transparencës për ndryshimet klimaterike dhe raporti i katërt i përditësuar dyvjeçar, u dorëzuan siç ishte planifikuar në fund të vitit 2024.

Raportet përfshijnë inventarin kombëtar të gazeve serrë të Kinës, progresin në kontributin e përcaktuar në nivel kombëtar, veprimet e politikave dhe efektet e tyre për reduktimin e emetimeve, ndikimet e ndryshimeve klimaterike, si dhe nevojat dhe mbështetjen financiare dhe teknologjike.

Foto nga VCG

Emetimet e dyoksidit të karbonit të Kinës për njësi të PBB-së ishin ulur me më shumë se 50 për qind në vitin 2021 krahasuar me vitin 2005, me stokun e saj pyjor me mbi 6.49 miliardë metra kub, thanë raportet.

Deri në vitin 2023, lëndët djegëse jofosile përbënin 17.9 për qind të konsumit total të energjisë në Kinë, ndërsa deri në tetor 2024, kapaciteti total i instaluar i energjisë së erës dhe diellit në vend kishte arritur në 1.28 miliardë kilovat.

Në raporte thuhet se zbatimi i objektivave të ndryshëm është në rrugën e duhur, me qëllimet për stokun pyjor dhe kapacitetin total të instaluar të energjisë së erës dhe diellore që janë arritur përpara afatit.

Raportet vlerësuan ndikimin e ndryshimeve klimaterike në ekosistemet natyrore dhe zhvillimin social dhe ekonomik të Kinës, si dhe humbjet dhe dëmet e lidhura me to.

Në këto raporte, Kina ndau gjithashtu politikat dhe përvojat e vendit në luftimin e ndryshimeve klimaterike.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Minçev: Fakt që pagat në administratë janë të ulëta, rritja shtesë për 30 përqind është shumë e madhe
Next Article Policia në hyrje të rrugës Tetovë-Kodra e Diellit, nuk lejohet qarkullimi i automjeteve të rënda dhe atyre pa pajisje dimërore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?