By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zyrtarët arabë: I dërguari i Trump “ka ndikuar te Netanyahu në një takim më shumë sesa Biden gjatë gjithë vitit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zyrtarët arabë: I dërguari i Trump “ka ndikuar te Netanyahu në një takim më shumë sesa Biden gjatë gjithë vitit”
Bota

Zyrtarët arabë: I dërguari i Trump “ka ndikuar te Netanyahu në një takim më shumë sesa Biden gjatë gjithë vitit”

admin
Last updated: 15/01/2025 12:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një takim “i tensionuar” i fundjavës midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe të dërguarit të ardhshëm në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff çoi në një përparim në negociatat e pengjeve.

Madje, ndihmësi kryesor i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, bëri më shumë për të ndikuar në kryeministrin izraelit në një seancë të vetme se sa presidenti në largim Joe Biden bëri gjatë gjithë vitit.

Kështu së paku pretendojnë dy zyrtarë arabë, shkruan The Times of Israel, përcjell Telegrafi.

Witkoff ka qenë në Doha javën e kaluar për të marrë pjesë në negociatat e pengjeve, ndërsa ndërmjetësit përpiqen të sigurojnë një marrëveshje përpara inaugurimit të Trump më 20 janar.

Të shtunën, Witkoff udhtëoi për në Izrael për një takim me Netanyahun në zyrën e kryeministrit në Jerusalem.

Gjatë takimit, Witkoff i kërkoi Netanyahut të pranonte kompromise kryesore të nevojshme për një marrëveshje, thanë të hënën dy zyrtarët arabë për The Times of Israel në kushte anonimiteti.

As Witkoff dhe as zyra e Netanyahut nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment.

Të hënën mbrëma – dy ditë pas takimit të Jerusalemit – ekipet negociuese izraelite dhe të Hamasit njoftuan ndërmjetësuesit se e pranuan propozimin për marrëveshjen e pengjeve në parim, thanë të dy zyrtarët.

Që atëherë, palët kanë punuar për të finalizuar detajet në lidhje me zbatimin e marrëveshjes.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një nga çështjet kryesore që ende nuk është finalizuar janë parametrat e saktë të tërheqjes së IDF nga Rripi i Gazës, me ndërmjetësit që ende presin për një hartë nga Izraeli që e parashtron këtë, thanë zyrtarët arabë.

Dy zyrtarët spekuluan se një marrëveshje do të shpallej të mërkurën ose të enjten në formën e një deklarate të përbashkët nga SHBA, Katari dhe Egjipti, të cilët kanë ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Hamasit.

Më herët të martën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken pretendoi se Izraeli kishte pranuar marrëveshjen për të liruar 98 pengjet e mbetura, ndërsa Hamasi nuk kishte bërë ende të njëjtën gjë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një nga zyrtarët arabë tha se marrëveshja trefazore e pengjeve që po finalizohet aktualisht midis Izraelit dhe Hamasit është kryesisht e njëjtë me propozimin që u propozua nga Izraeli majin e kaluar.

Por zyrtari hodhi poshtë pohimet e përsëritura nga SHBA se Hamasi ka qenë pengesa e vetme për një armëpushim, duke argumentuar se Izraeli gjithashtu ka penguar bisedimet gjatë disa muajve të fundit.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
Next Article Përfundon aksioni “Shporta e Vitit të Ri”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?