By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama dhe Koçiu: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, qendër ekselence për shërbime universitare në kardiologji dhe kardiokirurgji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama dhe Koçiu: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, qendër ekselence për shërbime universitare në kardiologji dhe kardiokirurgji
Shqipëri

Rama dhe Koçiu: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë, qendër ekselence për shërbime universitare në kardiologji dhe kardiokirurgji

admin
Last updated: 16/01/2025 15:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, së bashku me Kryeministrin Rama inspektuan sot punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Këtu jemi në spitalin e kardiologjisë, kirurgjisë dhe kirurgjisë vaskulare. Është një nga kantieret në fakt brenda QSUT-së sepse nuk është i vetmi. Është një godinë e organizuar në 4 kate. Në katin e parë kemi kryesisht shërbime, të cilat ofrohen për studentët dhe për stafet pedagogjike për ngritjen e kapaciteteve të tyre, si dhe logjistika teknike. Ndërkohë që kati i parë ka të bëjë me shërbimin e kirurgjisë vaskulare. Në katin e tretë kemi bllokun operator me shtim sipërfaqesh, nga 4 salla operatore janë 5 salla të cilat tashmë krijojnë kushte më optimale. Në katin e  tretë kemi edhe shërbimin intensiv apo atë që quhet reanimacion për të gjithë situatat që kanë vështirësi në trajtim”, tha ministrja Koçiu.

Sipas ministres, është një sipërfaqe ndërtimi 4000 metra katror, me një sipërfaqe të shtuar 500 metra katror. “Janë me një kapacitet prej 80 shtretërish, 32 në secilin nga katet e shërbimeve. Punimet pritet të mbarojnë brenda muajit qershor dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rikonstruksionin, por edhe me mobilim dhe pajisje të teknologjisë së lartë, të cilat do të vijojnë t’i ndihmojnë doktorët të bëjnë mrekullitë e tyre”, pohoi Koçiu.

“Aktualisht janë duke u zhvilluar punimet dhe në spitalin psikiatrik dhe me buxhetin e vitit 2025 do të fillojmë investimin edhe në spitalin e djegie plastikës, por ky është një investim i rëndësishëm, duke e konsideruar që të dy investimet që ofrojmë këtu janë shërbime të nivelit kombëtar dhe marrin shërbimin kryesor, jo vetëm pacientët e qytetit të Tiranës, por edhe pacientë që vijnë nga rrethet”, tha ajo.

Ndër të tjera ministrja Koçiu tha se me përfundimin e spitalit psikiatrik këtë vit, me fillimin e punimeve tek spitali i djegie plastikës, dhe me përfundimin e Spitalit Pediatrik përmbyllet i gjithë cikli i rehabilitimeve dhe rikonstruksionit të infrastrukturës në QSUT.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Primaret do të shpallen së shpejti, të hapura për shqiptarët jashtë vendit
Next Article Votimi nga jashtë, Dule: Të aplikohet e njëjta praktikë si me numërimin e votës brenda vendit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?