By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, 4500 trupa nga Garda Kombëtare bashkohen për të kontrolluar fluksin e imigrantëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, 4500 trupa nga Garda Kombëtare bashkohen për të kontrolluar fluksin e imigrantëve
Bota

SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, 4500 trupa nga Garda Kombëtare bashkohen për të kontrolluar fluksin e imigrantëve

admin
Last updated: 22/01/2025 20:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

SHBA ka shtuar forcat ushtarake në kufirin e saj me Meksikën për të ulur numrin e imigrantëve.

Mijëra trupa amerikane shtesë janë urdhëruar të shkojnë në kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën, vetëm dy ditë pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi që ushtria amerikane të rrisë praninë e saj atje.

Tashmë ka afërsisht 2200 forca aktive në kufi si pjesë e misionit “Joint Task Force-North”, me bazë në El Paso, Teksas. Ato do ndihmojnë në mbështetjen e punës së Doganave të SHBA-së dhe Mbrojtjes së Kufirit.

Nuk është ende e qartë se cilat njësi specifike po urdhërohen të shkojnë në kufi me Meksikën.

Ndërkohë një kontingjent i Gardës Kombëtare i quajtur “Operacioni Lonestar” është dërguar në kufi, i kryesuar nga Garda Kombëtare e Teksasit. Sipas Departamentit Ushtarak të Teksasit, aktualisht në kufi ndodhen 4,500 roje kombëtare.

Ata do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar Patrullën Kufitare, duke mbështetur në qendrat e komandës dhe kontrollit dhe duke ofruar më shumë specialistë për të vlerësuar flukset e imigrantëve.

Trupat pritet të ndihmojnë gjithashtu me operacionet ajrore.

“Më shumë trupa pritet të dërgohen në kufi në javët dhe muajt e ardhshëm në këtë valë të parë të ndalimit të imigracionit masiv”, tha një nga zyrtarët amerikan.

Nuk është e qartë nëse trupat do të jenë të armatosur. Por asnjë nga ata nuk është i autorizuar të kryejë arrestime, sekuestrime droge apo përleshje me imigrantë, përveçse të ndihmojë në transportimin e tyre.

Presidenti Trump tha në një urdhër ekzekutiv të hënën, se ai do të vendosë brenda 90 ditëve nëse do të përdorë “Aktin e Kryengritjes” në kufirin SHBA-Meksikë, i cili do t’i lejonte të përdorë trupat amerikane.

Numri i emigrantëve që kalojnë kufirin jugor ka rënë kohët e fundit. Kujtojmë që nga 1,100 deri në 1,300 imigrantë kalojnë në ditë kufirin SHBA-Meksikë.

You Might Also Like

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, rritet tensioni në Ngushticën e Hormuzit. Nafta shtrenjtohet me gati 3%

Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, humbin jetën 11 persona, mes tyre 8 fëmijë

Komisionerja Marta Kos: Lavdërimi i Ratko Mlladiç nuk ka vend as në BE as në vendet që synojnë anëtarësimin

Xi Jinping dhe Sadyr Japarov zhvillojnë bisedime në Bishkek

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tavë me presh dhe nardën
Next Article Padi ndaj 61 vjeçares e cila në Gjykatë dorëzoi raport fals të Qendrës Klinike të Tetovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?