By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon greva e përgjithshme në Serbi – Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Fillon greva e përgjithshme në Serbi – Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve
Bota

Fillon greva e përgjithshme në Serbi – Vuçiq nuk po i përmbush katër kërkesat e studentëve

admin
Last updated: 24/01/2025 09:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ka filluar greva e përgjithshme apo “mosbindja e përgjithshme qytetare”, në të cilën qytetarët e Serbisë janë thirrur nga studentët, ku do të shfaqen pakënaqësitë ndaj udhëheqësit aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

“Nuk shkojmë në punë, nuk shkojmë në ligjërata, nuk i kryejmë detyrat e përditshme. E marrim lirinë në duart tona. Pjesëmarrja juaj bën dallimin”, kishin shkruar studentët nëpër rrjetet sociale teksa ftonin të gjithë qytetarët t’iu bashkohen në bllokadë totale.

Shumë kompani, shoqata dhe parti politike kanë bërë të ditur se e mbështesin këtë aksion.

Edhe shumë media të pavarura duke përfshirë nova.rs, danas.rs dhe N1 i është bashkuar grevës së përgjithshme.

Është njoftuar se në orën 11:52, në disa vende të Serbisë, do të vazhdojë përkujtimi i viktimave të aksidentit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, pas së cilës do të mbahet greva e përgjithshme.

Për sot në orën 14:00 është planifikuar protesta me sloganin “Të sqarojmë, kush është turma e kush është huligani” e organizuar nga Komiteti Protestues i Avokatëve përpara ndërtesës së Presidencës së Serbisë.

Studentët e shumë fakulteteve të Universitetit të Beogradit, Novi Sadit, Kragujevacit dhe Nishit kërkojnë përmbushjen e disa kërkesave.

Publikimin e plotë të dokumentacionit mbi rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Hedhjen poshtë të akuzave kundër studentëve dhe të rinjve të arrestuar dhe të ndaluar gjatë protestave lidhur me shembjen e strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Paraqitjen e padive penale kundër sulmuesve të studentëve dhe profesorëve dhe ndjekjen e tyre ligjore.

Rritjen e buxhetit të Serbisë për shpenzimet materiale të institucioneve shtetërore të arsimit të lartë me 20 për qind.

 

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërcënuan gazetarin përmes rrjeteve sociale, policia arreston dy persona në Prishtinë
Next Article Xuxi: Finalisti më i dobët është Driloni, nëse e fitoj BBVK – me paratë e çmimit dua ta shëroj vajzën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?