By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Bota

Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

admin
Last updated: 27/01/2025 09:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një deklaratë se qeveria kolumbiane ka pranuar kushtet e presidentit Donald Trump, pas kërcënimit të Shtëpisë së Bardhë për vendosjen e tarifave për shkak të bllokimit nga Kolumbia të fluturimeve ushtarake të deportimit.

“Qeveria e Kolumbisë ka pranuar të gjitha kushtet e presidentit Trump, duke përfshirë pranimin e pakufizuar të të gjithë emigrantëve të paligjshëm nga Kolumbia të kthyer nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë ata me aeroplanë ushtarakë amerikanë, pa kufizime ose vonesa”, tha Leavitt në deklaratën e saj.

Ajo shtoi se veprimet e hartuara për tarifat dhe sanksionet “do të mbeten në rezervë dhe nuk do të firmosen, përveçse nëse Kolumbia nuk i respekton këto marrëveshje”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Leavitt gjithashtu deklaroi se sanksionet e vizave të Departamentit të Shtetit dhe kontrollet e përforcuara nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare “do të mbeten në fuqi derisa aeroplani i parë me deportues kolumbianë të kthehet me sukses”.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo, tha në një deklaratë në spanjisht se vendi “do të vazhdojë të pranojë kolumbianët e deportuar, duke u garantuar atyre kushte dinjitoze si qytetarë me të drejta”.

“Nën drejtimin e Gustavo Petros, qeveria ka vënë në dispozicion aeroplanin presidencial për të pranuar kolumbianët që do të ishin deportuar sot”, tha ministri.

“Kolumbia përsërit se kanalet diplomatike për dialog do të mbeten të hapura për të ruajtur të drejtat, interesat kombëtare dhe dinjitetin e qytetarëve tanë”, përfundoi ai.

 

You Might Also Like

Organizohet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 70-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Egjipt

Lituania kërkon përgjigje të përbashkët të NATO-s ndaj sulmeve hibride ruse

Tajani: Nuk përjashtohen përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet italiane

Von der Leyen: BE dhe NATO të bashkuara, do të rrisim presionin ndaj Moskës

Estonia zgjedh presidenten e re

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Revolucioni teknologjik, shqiptarët më pak të interesuarit në botë për t’u trajnuar
Next Article Sa kohë mund të hahen vezët pas zierjes?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?