By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Google Maps do ta ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës” për përdoruesit amerikanë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Google Maps do ta ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës” për përdoruesit amerikanë
Bota

Google Maps do ta ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës” për përdoruesit amerikanë

admin
Last updated: 28/01/2025 20:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shërbimi i hartave dixhitale dhe navigimit Google Maps do ta ndryshojë emrin e “Gjirit të Meksikës” në “Gjirin e Amerikës”, sapo të përditësohet në Sistemin e Emërtimeve Gjeografike të Shteteve të Bashkuara, njoftoi kompania të hënën me një postim në rrjetin X.

Ky ndryshim do të bëhet për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, por emërtimi do të vazhdojë të jetë “Gjiri i Meksikës”, për përdoruesit në Meksikë. Për personat që nuk gjenden në këto dy vende, do të shfaqen të dyja emërtimet.

Departamenti i Brendshëm i administratës së Presidentit Trump tha të premten se e ka ndryshuar zyrtarisht emrin e Gjirit të Meksikës, në Gjirin e Amerikës, si dhe malin Denali të Alaskas, në Malin McKinley.

Shërbimi Google Maps, që është në pronësi të kompanisë Alphabet (Google), do ta bëjë ndryshimin edhe për Malin McKinley.

Presidenti Donald Trump urdhëroi ndryshimin e emrave, në vazhdën e një serie urdhërash ekzekutivë, disa orë pasi mori detyrën një javë më parë, duke përmbushur kështu premtimet e bëra gjatë fushatës.

“Siç është udhëzuar nga Presidenti, Gjiri i Meksikës do të njihet tashmë zyrtarisht si Gjiri i Amerikës dhe maja më e lartë e Amerikës së Veriut do të mbajë sërish emrin Mali McKinley”, u shpreh në një deklaratë javën e kaluar Departamenti i Brendshëm./VOA

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pezullimi i ndihmave amerikane ndjehet në mbarë globin
Next Article Të premten bojkot marketeve në vend, krijohet faqe në Facebook ”Stop Çmimeve të larta”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?