By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Evropiani më i pasur, “i zemëruar me qeverinë franceze” – mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Evropiani më i pasur, “i zemëruar me qeverinë franceze” – mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit
Bota

Evropiani më i pasur, “i zemëruar me qeverinë franceze” – mendon të investojë më shumë në Amerikën e Trumpit

admin
Last updated: 29/01/2025 15:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Miliarderi Bernard Arnault ka kritikuar qeverinë franceze për propozimin e një rritje taksash që do të godiste kompanitë më të vlefshme të Francës.

“Kur të ktheheni në Francë dhe të shihni se ne jemi gati të rrisim taksat me 40 për qind për kompanitë që prodhojnë në Francë, është e pabesueshme…”, ka thënë kreu i gjigantit të mallrave luksoze LVMH të martën, shkruan Politico, përcjell Telegrafi.

Në vend të kësaj, Arnault vlerësoi “recetën ekonomike miqësore ndaj biznesit” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili po planifikon të ulë masivisht taksat dhe burokracinë, si dhe “të çlirojë energjinë amerikane”.

Ndryshe, 75-vjeçari, i cili është njeriu më i pasur në Evropë, mori pjesë në inaugurimin e Trump në Uashington javën e kaluar.

“Sapo jam kthyer nga SHBA dhe pashë erën e optimizmit që mbretëronte në atë vend. Dhe kur të ktheheni në Francë, është paksa një dush i ftohtë”, citohet të ketë thënë më tej Arnault.

Ligjvënësit francezë do të nisin të enjten negociatat mbi buxhetin e propozuar të kryeministrit François Bayrou për vitin 2025, i cili përfshin rritjen e taksave në vlerë prej 53 miliardë eurosh dhe shkurtime shpenzimesh që synojnë të frenojnë deficitin buxhetor të Francës në rritje.

Ndër këto masa është një rritje në normën e taksës së korporatave, e cila do të ngjitej në 41.2 për qind për korporatat fitimprurëse me një qarkullim prej më shumë se 3 miliardë euro, si LVMH.

Ministri i Financave Eric Lombard tha se masa e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi vetëm për një vit, por Arnault nuk i beson këtij premtimi.

“Askush nuk e beson”, tha ai në margjinat e konferencës për shtyp, raportoi e përditshmja franceze Le Figaro.

Ndërkohë ministri i Shërbimit Civil, Laurent Marcangeli u përgjigj duke thënë se rritja e taksave ishte “një e keqe e domosdoshme” në një intervistë me RTL të Francës të mërkurën.

Dhe me perspektivën ekonomike në Francë “që duket e zymtë”, Arnault tha se LVMH, e cila zotëron Louis Vuitton, Dior, Fendi dhe Moët & Chandon, po konsideron “seriozisht” hapjen e më shumë fabrikave në Shtetet e Bashkuara.

Një veprim i tillë do ta ndihmonte kompaninë të shmangte tarifat që Trump ka premtuar të zbatojë për mallrat e huaja të shitura në Shtetet e Bashkuara.

Kujtojmë se Trump ftoi bizneset e huaja të hapin dyqane në vendin e tij gjatë një paraqitje virtuale në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, javën e kaluar.

“Mesazhi im për çdo biznes në botë është shumë i thjeshtë: Ejani të bëni produktin tuaj në Amerikë dhe ne do t’ju japim taksat më të ulëta të çdo kombi në tokë”, tha Trump. “Nëse nuk e prodhoni produktin tuaj në Amerikë, që është prerogativa juaj, do t’ju duhet të paguani një tarifë”.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Florent Hasani ndërprenë kontratë me Rapid Bukureshtin, mbetet futbollist i lirë
Next Article ​Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?