By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkolla “Liria” Pajiset me teknologji moderne, përgatit nxënësit për të ardhmen digjitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Shkolla “Liria” Pajiset me teknologji moderne, përgatit nxënësit për të ardhmen digjitale
Arsimi dhe Shkenca

Shkolla “Liria” Pajiset me teknologji moderne, përgatit nxënësit për të ardhmen digjitale

admin
Last updated: 29/01/2025 20:51
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, mori pjesë në një ngjarje të rëndësishme për shkollën fillore “Liria”, ku u njoftua një donacion i madh për përmirësimin e infrastrukturës digjitale të shkollës. Donacioni prej 1.200.000 denarësh, siguruar nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK), ka mundësuar furnizimin me pajisje moderne, përfshirë kompjuterë, laptopë, smart tabela dhe printerë.

Kjo iniciativë ka si qëllim krijimin e një kabineti të avancuar të informatikës, që do t’u ofrojë nxënësve mundësi për të zhvilluar aftësi teknologjike në përputhje me kërkesat e kohës dhe për të përgatitur ata për sfidat e një tregu gjithnjë e më të dixhitalizuar.

Kryetari Ganiu falënderoi drejtoreshën e shkollës, Teuta Idrizi, për angazhimin e saj dhe Agjencinë për Komunikime Elektronike për kontributin e çmuar. Ai theksoi se Komuna e Çairit është e përkushtuar në avancimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e një mjedisi modern dhe inovativ për nxënësit.

Ky investim është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe për forcimin e përgatitjes së brezit të ri për sfidat e të ardhmes.

You Might Also Like

Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës

Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

Adnan Merovci promovoi librat e tij në Universitetin e Tetovës

Universiteti i Tetovës e përkujtoi sakrificën e dëshmorëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vetura përplaset në semafor – shkakton aksident
Next Article Milatoviç: Mali i Zi do të jetë anëtari i 28-të i BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?