By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tish Daija, kompozitori i shquar me krijimtari në të gjitha gjinitë muzikore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Tish Daija, kompozitori i shquar me krijimtari në të gjitha gjinitë muzikore
Kulturë

Tish Daija, kompozitori i shquar me krijimtari në të gjitha gjinitë muzikore

admin
Last updated: 30/01/2025 08:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Më 30 janar të vitit 1926 lindi kompozitori dhe muzikanti shqiptar Tish Daija.

Lindi në Shkodër nga një familje artizanësh. Ende pa hyrë në shkollë bëhet pjesëtar i korit françeskan. Në moshën 10-vjeçare merr pjesë në bandën muzikore “Antoniane” të drejtuar nga Prenkë Jakova dhe filloi t’i bjerë klarinetës, saksofonit e disa veglave të tjera.

Në moshën 13-vjeçare ai krijoi këngët e tij të para si “Çik, o mori çik”, “Ndal bre vashë”, “Me lule të bukura”, ‘’Sylarushe”, këngë të cilat mbeten ende mjaft popullore dhe këndohen nga këngëtarë të ndryshëm.

Në vitin 1946 pasi mbaroi studimet dhe u emërua mësues muzike në Vlorë.

Më pas u diplomua për kompozicion në Konservatorin “P. I. Çajkovski” (Moskë, 1951–1956).

Tish Daija dha një kontribut të madh dhe në Ministrinë e Arsimit dhe e Kulturës ku punoi për 6 vjet. Në vitin 1962 u emërua në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve Popullore ku organizoi një sërë koncertesh brenda dhe jashtë trojve shqiptare.

Me baletin “Halili dhe Hajrija” (1962) u bë krijuesi i baletit të parë shqiptar. Kompozoi gati në të gjitha format e gjinitë muzikore, edhe muzikë filmi. Si një ndër përfaqësuesit më origjinalë të këngës shqiptare, Tish Daija shfaqi prirje të vërteta emancipuese për kohën (“Erë pranverore”, “Natën vonë” etj.). Së bashku me Çesk Zadenë krijuan klasën e kompozicionit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.

Për gjithë veprimtarinë, kontributin dhe punën e palodhur që dha për muzikën shqiptare, u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me titullin “Profesor” si dhe ishte anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

You Might Also Like

NËPËR GJITHËSI

Bordi qeveritar e propozoi festimin e 35-vjetorit të pavarësisë, këto janë emrat

NË KËTË TOKË

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen

DO TË DËGJOJ ENGJËJT

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit, e enjte, 30 janar 2025
Next Article Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?