By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit
Bota

Ky thuhet të jetë momenti i përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti të Uashingtonit

admin
Last updated: 30/01/2025 08:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një aeroplan me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është përplasur me një helikopter të ushtrisë gjatë uljes në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit, duke nxitur një operacion të madh kërkim-shpëtimi në lumin Potomac aty pranë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nuk kishte të dhëna të menjëhershme për numrin e viktimave, por të gjitha ngritjet dhe uljet nga aeroporti afër Uashingtonit u ndaluan pasi helikopterët nga agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë rajonin fluturuan mbi vendngjarje në kërkim të të mbijetuarve.

Anijet e shpëtimit me fryrje u hodhën në lumin Potomac nga një pikë afër aeroportit përgjatë parkut George Washington, në veri të aeroportit.

Helikopteri i ushtrisë ishte në një fluturim stërvitor në atë kohë, sipas një zyrtari.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se ajo do të vendoste të gjitha burimet e disponueshme nga Roja Bregdetare e SHBA për përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

“Ne jemi duke monitoruar në mënyrë aktive situatën dhe jemi gati për të mbështetur reaguesit lokalë”, ka thënë Noem në një postim në X.

Presidenti Donald Trump u informua, tha sekretari i tij i shtypit.

Administrata Federale e Aviacionit theksoi se përplasja në ajër ndodhi rreth orës 21:00 me kohën lokale (3 të mëngjesit me kohën e Evropës Qendrore) kur një aeroplan rajonal që ishte nisur nga Wichita, Kansas, u përplas me një helikopter ushtarak në një fluturim stërvitor ndërsa po afrohej në një pistë të aeroportit.

Ndërkohë disa pamje të publikuara në rrjetet sociale pretendohet se tregojnë momentin e përplasjes.

Aeroporti tha se personeli i urgjencës po i përgjigjej “një incidenti në aeroport”.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aktorja e famshme turke bëhet nënë për herë të parë
Next Article Shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje toksike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?