By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozohet arrestim për gjashtë të dyshuar në aksionin “Vardar”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Propozohet arrestim për gjashtë të dyshuar në aksionin “Vardar”
Kronika

Propozohet arrestim për gjashtë të dyshuar në aksionin “Vardar”

admin
Last updated: 03/02/2025 17:58
By admin 9 Min Read
Share
SHARE

Gjashtë persona në aksionin ndërkombëtar “Vardar” kanë pasur “role” të veçanta në falsifikimin e parave, njoftoi sot PTHP. Sot prokurori dha urdhër për zbatimin e procedurs hetuese dhe i bëri të dyshuar se kanë falsifikuar valutë evropiane në kartmonedha të ndryshme. Në vend “zyra” për prodhimin e parave ka qenë në Çair, paratë e rreme janë marrë nga Turqia, një pjesë e të dyshuarve nga Serbia kanë gjetur blerës për banknota të rreme, të tjerë kanë qenë të angazhuar për furnizim të pajisjeve. Njëri prej tyre ka arritur edhe t’i legalizojë përmes lëshimit të pagave dhe përmes kredive të shpejta, përmes ngritjes së kredive nga bankat. Përveç për shoqërim kriminel, prokuroria i bën të dyshuar edhe për falsifikim të parave, prodhim ose tjetërsim të mjeve për falsifikim, pastrim parash. Nga fundi i vitit 2023, deri më tani i dyshuari së bashku me tre të dyshuar e ka formuar grupin që ka falsifikuar para në rajonin e vendit dhe në Serbinë fqinje. Atyre u janë bashkuar edhe i dyshuari i katërt dhe i gjashtë në vend dhe shtetas serb ku atje zhvillohet procedura. Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe marrë mjete finaciare në vlerë prej rreth një milion euro, por edhe dollarë amerikanë, franga zvicerane, shekelë izraelite, kuna kroate, lekë shqiptare, kruna suedeze dhe rubla ruse”, sqaroi sot Prokuroria në komunikatën e dërguar pas mbajtjes paraprake të konferencës për shryp në të cilën ndër të tjera është folkur për detajet e hetimit.

“Si rezultat i aksionit të djeshëm operativ ndërkombëtar nën emrin kodues “Vardari”, prokurori i lëndës nga PTHP Shkup, i autorizuar të veprojë në këtë lëndë që zhvillohet në PTHPNKOK ka marrë urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër gjashtë personave për të cilët ekziston dyshimi se si grup i organizuar kriminel, kanë falsifikuar valutë evropiane – në kartmonedha të ndryshme. Të dyshuarit përveç veprës penale Shoqërim kriminel, kanë kryer edhe vepër penale – falsifikim të parave, ndërsa të katërtit dhe të pestit u ngarkohet edhe vepra penale – Pastrim parash, furnizim ose tjetërsim të mjeteve për falsifikim. Në mënyrë plotësuese, për të dyshuarin e parë ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – pastrim parash dhe vepra tjera penale”, njoftoi PTH e RMV-së

Nga fundi i vitit 2023, deri në shkurt të vitit 2025, i dyshuari i parë së bashku me tre të dyshuar të tjerë ka krijuar një grup që ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penal, Falsifikim të parave në territorin e RMV dhe në territorin e R. së Serbisë, në të cilën një grup pjesëtarësh janë bërë të dyshuarit e katërt dhe të gjashtë dhe shtetasit serbë për të cilët zhvillohet procedurë në R. e Serbisë, si dhe persona tjetër NN.

Çdo anëtar i grupit ka pasur një rol specifik në planin dhe ekzekutimin e krimeve. I dyshuari i parë në një banesë në lagjen Çair, të cilën e ka quajtur “zyra”, së bashku me djalin e tij – të dyshuarin e dytë, kanë prodhuar para të falsifikuara në prerje prej 50, 100 dhe 200 euro dhe kanë blerë para të falsifikuara në prerje prej 500 euro nga Republika e Turqisë dhe 100 dollarë amerikanë. I dyshuari i tretë, i katërt dhe i gjashtë dhe pjesëtarët e mbetur të grupit shtetas serbë për të cilët po zhvillohet procedura në Republikën e Serbisë, secili në rolin e vet, kanë gjetur persona të interesuar për blerjen e kartëmonedhave të falsifikuara dhe i kanë transportuar dhe shpërndarë tek blerësit fundorë në Maqedoni, Serbi dhe Kosovë. I dyshuari i pestë kishte detyrën dhe rolin e prodhimit të paautorizuar të makinerive për prodhimin e parave të falsifikuara, pllakave të gdhendura që imitonin elementet e sigurisë në para, si dhe makineritë speciale me induktorë dhe mirëmbajtjen e makinerive, presave, pllakave dhe sendeve të tjera të përdorura për të bërë falsifikimin e parave.

Më herët në konferencën për shtyp, prokurori publik Lupço Kocevski tha se operacioni i djeshëm “Vardar” ishte aktivitet i një ekipi hetimor ndërkombëtar, në kuadër të të cilit Prokuroria Publike, me mbështetjen e MPB-së dhe organeve të tjera hetuese, në bashkëpunim me autoritetet nga Serbia fqinje, kanë zbuluar një rrjet të falsifikimit të parave në vend. Gjatë procedurës janë gjetur një milion euro, para të falsifikuara dhe reale. Janë kryer kontrolle dhe aktualisht po vijojnë procedimet ndaj gjashtë personave.

“Duke e pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, siç do të shihni sot për prokurorinë është shumë me rëndësi ajo që Ministria e Financave, të cilës i shprehim falëdnerim të madh, siguroi mjete për prokurorin për lëidhje dhe pres shumë shpejtë edhe Ministria e Drejtësisë t’i propozojë ndryshimet ligjore të cilat me të vërtetë na nevojiten lifhur me prokurorin publik për lidhje lidhur me selinë e Eurodrejtësisë në Hagë”, tha Kocevski.

Shefi i PTHPNKOK, Islam Abazi u përqendrua në formimin e ekipit të përbashkët dhe gjatë veprimit rreth lëndës në koordinim me koordinuesen për lidhje, në Evropë, lençe Ristovska vlerësuan se ka nevojë të formojnë ekip të prëbashkët hetues me Republikën e Serbisë.

“Edhe me prokurorinë e atjeshme kompetente për ndjekje të krimit të organizuar dhe me asistencë të prokurores publike dhe pas autorizimit të prokurorisë publike të RMV-së, unë si prokuror themelor publik nënshkrova ekip të përbashkët hetues me prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të Republikës së Serbisë, tha Abazi.

Ai theksoi se vazhdimisht ishin në komunikim me kolegët nga Serbia, bashkarisht kanë vepruar rreth lëndës dhe dje patën bastisje të përbashkëta, janë dakorduar se kur është më mirë të zbatohet realizimi, janë konfiskuar para në banknota të ndryshme dhe mjete me të cilat janë bërë para të falsifikuara.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Prokurori i lëndës, Dejan Petreski tha se pas dakordimit nga institucionet vepron rreth lëndës. Dje në koordinim me policinë është kryer bastisje në 18 lokacione, është marrë sasi më e madhe e parave të falsifikuara, mjeteve, është vepruar rreth 23 urdhëresave të dhëna nga Gjykata penale. Aksioni është zbatuar edhe në Serbi.

Prokurorja publike për lidhje në Eurodrejtësi, Lençe Ristovska tha se për këtë rast patën ekip tëp përbashkët me Serbinë, vitin e kalaur ka pasur pesë ekipe të përbashkëta. Lidhur me temln e falsifikimit të parave vendi ka pasur ekip të përbashkët hetues edhe me Kosovën. Ajo theksoi se ekipet e përbashkëta janë ndër veglat e bashkëpunimit ndërkombëtar, vendet emërojnë përfaqësues të vet të cilët në ekipin e përbashkët në të cilin janë të involvuar persona pjesëtarë të cilit do shtet dhe të cilët pjesëtarë të grupeve të caktuara kriminele ndëmarrin veprime në territoret e disa shteteve.

“Në rastin konkret, ky ishte në territorin e Serbisë dhe territorin e Maqedonisë. Në kuadër të këtij ekipi të përbashkët hetues janë mbajtur disa takime zyrtare koordinuese tek ne dhe në Serbi. Patëm edhe mbështetjue të madhe nga aspekti i ekspertizës që e marrim nga Europoli, ndërkaq kuptohet edhe përmes Eurodrejtësisë morëm pjesë të madhe të mbështetjes teknike e cila na nevojitej përmes furnizimit të shërbimeve të caktuara të cialt janë të rëndësishme për zbatimin e aktiviteteve hetimroe”, tha prokurorja.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për nivel të lartë të bashkëpunimit, në rastin konkret, hetuesit serbë ishin të pranishëm në vend, ekipi i përbashkët hetues dukshëm e shkurtoi procedurën, dëshmitë mund të përdoren në të gjitha procedurat gjyqësore në vend.

You Might Also Like

Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës gjatë procesit të check-in

Kapet rrjeti i fajdexhinjëve në Shkup, 12 veta, përfitime të paligjshme mbi 2 milionë euro

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Georgiev: Këtë vit nuk ka festim të përbashkët për Goce Dellçevin
Next Article Prokuroria pretendon se Palevski ka qenë duke vozitur Reno Kangun në ditën e grabitjes së Vanjës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?