By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rubio thotë se El Salvadori është “pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie”, përfshirë kriminelët amerikanë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rubio thotë se El Salvadori është “pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie”, përfshirë kriminelët amerikanë
Bota

Rubio thotë se El Salvadori është “pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie”, përfshirë kriminelët amerikanë

admin
Last updated: 04/02/2025 08:46
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thwnë se El Salvadori ka pranuar të pranojë të dëbuarit amerikanë të çdo kombësie – si dhe kriminelët e dhunshëm amerikanë që aktualisht janë prapa grilave në vendin e tyre.

Ndërsa ishte në një vizitë në El Salvador, Marco Rubio tha se presidenti Nayib Bukele ishte “pajtuar për marrëveshjen më të paprecedentë dhe të jashtëzakonshme të migracionit kudo në botë”, transmeton Telegrafi.

“Ai ka ofruar gjithashtu të bëjë të njëjtën gjë për kriminelët e rrezikshëm që aktualisht janë në paraburgim dhe vuajnë dënimin e tyre në Shtetet e Bashkuara, edhe pse ata janë shtetas të SHBA ose banorë të ligjshëm”, shtoi Rubio.

El Salvadori në fakt po përdoret si një “vend i tretë i sigurt”. Zyrtarët sugjeruan më parë një marrëveshje e tillë mund të ishte një opsion për anëtarët e bandës venezueliane të dënuar për krime në Shtetet e Bashkuara, nëse Venezuela refuzon t’i pranojë ata.

Duke folur përpara se të shpallej marrëveshja, Bukele tha se ata po diskutonin diçka “që nuk ka precedent në historinë e marrëdhënieve, jo vetëm të Shteteve të Bashkuara me El Salvadorin, por më tepër mendoj në Amerikën Latine”.

Pasi Rubio bëri komentet e tij, një zyrtar amerikan tha se ndërsa oferta e Bukele ishte e rëndësishme, administrata Trump nuk kishte plane aktuale për të tentuar të dëbonte qytetarët amerikanë.

Qeveria e SHBA-së nuk mund t’i dëbojë ligjërisht qytetarët amerikanë nëse ata nuk shkelin ligjin për t’u bërë shtetas ose kanë kryer tradhti. Megjithatë, dikush të cilit i është dhënë qëndrimi i përhershëm në SHBA, mund të dëbohet për krime të caktuara.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë pohuar se El Salvadori nuk ka një politikë të qëndrueshme për trajtimin e azilkërkuesve dhe refugjatëve.

Manuel Flores, sekretari i përgjithshëm i partisë opozitare të majtë Fronti Nacional Çlirimtar, tha se çdo marrëveshje do të nënkuptonte se rajoni po përdorej si “oborri i pasmë i Uashingtonit për të hedhur mbeturinat”.

Në vitin 2023, El Salvadori hapi një “mega burg” si pjesë e një goditjeje ndaj krimit dhe bandave.

“Qendra e izolimit të terrorizmit” në Tecoluca u përfundua në shtatë muaj dhe mund të mbajë 40,000 të burgosur.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Rubio – deri vonë një senator nga Florida – mbërriti në El Salvador pasi pa vëzhgoi nga afër procesin e dëbimit të financuar nga SHBA, duke u larguar nga Panama City për në Kolumbi.

Aeroplani i mbante 43 emigrantë të ndaluar nga autoritetet panameze pasi kaluan ilegalisht Darien Gap nga Kolumbia.

SHBA i ka dhënë Panamasë 2.7 milionë dollarë në fluturime dhe bileta.

Deportime të tilla dërgojnë një mesazh parandalimi, tha Departamenti Amerikan i Shtetit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Migrimi masiv është një nga tragjeditë e mëdha në epokën moderne”, tha Rubio.

“Ajo ndikon në vendet në mbarë botën. Ne e kuptojmë se shumë nga njerëzit që kërkojnë migrim masiv janë shpesh viktima dhe viktimizohen gjatë rrugës, dhe kjo nuk është e mirë për askënd”, shtoi ai.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Next Article Kuleç në mënyrën turke: Shije e pasur që në kafshatën e parë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?