By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Padi kundër identifikimit të agjentëve të FBI-së që kanë marrë pjesë në hetimet ndaj Presidentit Trump
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Padi kundër identifikimit të agjentëve të FBI-së që kanë marrë pjesë në hetimet ndaj Presidentit Trump
Bota

Padi kundër identifikimit të agjentëve të FBI-së që kanë marrë pjesë në hetimet ndaj Presidentit Trump

admin
Last updated: 04/02/2025 23:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Agjentët e FBI-së që morën pjesë në hetimet ndaj Presidentit Donald Trump kanë ngritur një padi kundër përpjekjes së Departamentit të Drejtësisë për të hartuar një listë të punonjësve të përfshirë në këto hetime. Agjentët e FBI-së, që janë pjesë e padisë, druhen se lista mund të jetë një hap drejt shkarkimit të tyre.

Padia, e paraqitur të martën në gjykatën federale në Uashington, kërkon ndalimin e menjëhershëm të planeve të Departamentit të Drejtësisë për të përpiluar një listë të agjentëve që morën pjesë në hetimin e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, si dhe grumbullimin e Trump dhe çështjen e dokumenteve sekrete në shtëpinë e zotit Trump në Florida.

Padia është një përshkallëzim i një mosmarrëveshjeje që shpërtheu të premten pas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë se kishte kërkuar nga FBI-ja emrat, zyrat dhe titujt e të gjithë punonjësve të përfshirë në hetimet e 6 janarit 2021 në mënyrë që zyrtarët të vlerësonin nëse ishte i nevojshëm ndonjë një veprim ndaj personelit. Mijëra punonjësve të FBI-së iu kërkua gjithashtu gjatë fundjavës të plotësonin një pyetësori në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në ato hetime, një hap që ata shqetësohen se mund të çojë në pushim nga puna.

Ky lloj kontrolli i punonjësve të karrierës është shumë i pazakontë duke pasur parasysh se agjentët e FBI-së nuk i zgjedhin vetë rastet në të cilat caktohen të punojnë, nuk ndryshojnë historikisht pozicione ose nuk marrin ndonjë lloj disipline për shkak të pjesëmarrjes së tyre në çështje me peshë politike, sepse nuk ka pasur prova për shkelje nga agjentë apo avokatë të FBI-së gjatë punës së tyre hetuese.

Por Presidenti Trump ka qenë prej kohësh i zemëruar me FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë dhe ka bërë thirrje për ndryshime në këtë agjenci federale të zbatimit të ligjit. Ai u hetua si president nga agjentë mbi lidhjet e mundshme midis fushatës së tij të vitit 2016 dhe Rusisë, dhe pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai u përball me hetime lidhur me dyshimet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe mbajtjen e dokumenteve sekrete. Hetimet mbi përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe mbajtjen e dokumenteve sekrete u mbyllën pasi ai fitoi presidencën në nëntor të vitit të kaluar.

Agjentët që ngritën padinë të martën nuk janë identifikuar me emër. Ata thonë se të dielën kishin marrë një peytësor rreth përfshirjes së tyre në hetimin e 6 janarit apo në Mar-a-Lago dhe se nëse nuk e plotësonin atë, ai do të plotësohej nga vartësitë e tyre. Përgjigjet do t’i “përcilleshin udhëheqjes së lartë”, thuhet në padi.

Padia thekson se Presidenti Trump gjatë fushatës “ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se do të “hakmrrej” për ata që ai i quajti “pengje politike”, personat e burgosur për veprimet e tyre gjatë sulmit të 6 janarit”.

Agjentët pretendojnë se “vetë akti i përpilimit të listave të personave që kanë punuar për çështje që shqetësojnë Presidentin Donald Trump është e një natyre hakmarrëse, që synon të frikësojë agjentët e FBI-së dhe personelin tjetër dhe t’i dekurajojë ata që të raportojnë shkeljet e mundshme të ardhshme nga Donald Trump dhe agjentët e tij.”

“Donald Trump ka bërë deklarata të përsëritura publike për qëllimin e tij për të marrë hak ndaj personave që ai i percepton si jobesnikë ndaj tij”, thuhet në padi.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë nuk ktheu menjëherë përgjigje ndaj kërkesave për të bërë komente mbi këtë çështje.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kosovë, policia sërish zbulon armë dhe municion në Mitrovicën Veriore
Next Article Ngrirja e ndihmave amerikane për vendet e huaja trondit Ukrainën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?