By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fundi i ”Dinastisë” Duterte/ Parlamenti i Filipineve voton për të shkarkuar zv/presidenten
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Fundi i ”Dinastisë” Duterte/ Parlamenti i Filipineve voton për të shkarkuar zv/presidenten
Bota

Fundi i ”Dinastisë” Duterte/ Parlamenti i Filipineve voton për të shkarkuar zv/presidenten

admin
Last updated: 05/02/2025 19:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Parlamenti i Filipineve ka votuar për të shkarkuar Nënpresidenten Sara Duterte pas ankesave për korrupsion të dyshuar. Vendimi shënon një goditje të fortë për dinastinë Duderte në politikën e vendit aziatik

Kongresi i Filipineve miratoi të mërkurën një kërkesë për shkarkimin e zv presidentes Sara Duterte, vajzës së ish-presidentit të vendit, duke i hapur rrugën një gjyqi të rrallë në Senat.

23 senatorë do të shërbejnë si juri në procedurat dhe përjashtimin e saj të përjetshëm nga mbajtja e detyrës, pas akuzave për keqpërdorim të fondeve publike për përfitime personale dhe kërcënimeve me jetë ndaj kundërshtarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Përfaqësuesve Reginald Velasco gjatë seancës plenare tha se 215 nga 306 ligjvënës miratuan kërkesën për shkarkim.

Në sallën plenare shpërthyen duartrokitjet pas shpalljes zyrtare të rezultateve.

Nëse skualifikohet nga çdo post publik, ajo gjithashtu mund të përballet me akuza penale dhe civile në gjykatë.

Lëvizja kundër Sara Duterte vjen në mes të një përçarjeje të hidhur midis saj dhe Presidentit Ferdinand Marcos që është pas prishjes së një aleance të fuqishme midis familjeve të tyre që u solli një fitore dërrmuese në zgjedhjet e vitit 2022.

Mosmarrëveshja arriti një kulm dramatik kur Duterte në një konferencë shtypi në nëntor tha se kishte kontraktuar një vrasës për të vrarë Marcos, gruan e tij dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Martin Romualdez dhe kushëririn e presidentit.

Më vonë pretendoi se komentet e saj ishin nxjerrë jashtë kontekstit.

Marcos, nga ana e tij, ka thënë se nuk e mbështet shkarkimin e saj, por nuk ka pushtet mbi degën legjislative.

Arsyet për shkarkimin e një zyrtari të lartë në Filipine përfshijnë shkeljen e kushtetutës, tradhtinë, ryshfetin, korrupsionin dhe krime të tjera të larta ose tradhti ndaj besimit publik.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bojkoti i marketeve, Baush: Politikat e gabuara kanë sjellë këtë rezultat
Next Article Aksidentet fatale në trafik, Autoritetet thirrje për respektim të sinjalistikës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?