By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës
Bota

Rubio: Trump propozoi zhvendosje të përkohshme të palestinezëve për rindërtim të Gazës

admin
Last updated: 05/02/2025 21:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga Gaza vetëm përkohësisht, përderisa ajo zonë të rindërtohet, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, të mërkurën.

Një ditë më parë, presidenti amerikan Trump nxiti regime të shumta kur propozoi, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që Shtetet e Bashkuara ta merrnin kontrollin e Gazës së shkatërruar nga lufta.

Ideja e Trumpit “nuk ishte menduar si armiqësore. Ajo ishte menduar, mendoj, si një lëvizje shumë bujare, një ofertë për të rindërtuar dhe për të qenë në krye të rindërtimit”, tha Rubio për gazetarët gjatë një vizite në Guatemala.

Trump ofroi një “gatishmëri të SHBA-së për të ndërhyrë, për të pastruar rrënojat, për të pastruar zonën nga gjithë shkatërrimi në terren, për ta pastruar nga të gjitha municionet e pashpërthyera”, tha Rubio.

“Dhe, gjatë kësaj kohe, njerëzit që jetojnë atje nuk do të mund të jetojnë atje përderisa ekipet e punës hyjnë dhe heqin mbeturinat”, shtoi ai.

Rubio tha se Trumpi dëshiron ta mbështesë “rindërtimin e shtëpive, bizneseve dhe gjërave të kësaj natyre, në mënyrë që më pas njerëzit të mund të kthehen”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë konferencës më 4 shkurt, kur njoftoi për propozimin e tij zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës.

Një ditë më parë, Trump prezantoi planin, sipas të cilit, palestinezët e zhvendosur do të largoheshin nga Rripi i Gazës, duke i hapur rrugën SHBA-së për të marrë në pronësi këtë territor bregdetar dhe për ta zhvilluar ekonomikisht në një vend “fenomenal”, ku kombësi të ndryshme mund të jetojnë në paqe.

Trump tha se kjo do të ndodhte pas zhvendosjes së popullit palestinez në vende të tjera, për t’i larguar nga ajo që ai e quajti “gropë ferri” me ndërtesa të shkatërruara, pas më shumë se një viti luftë mes Izraelit dhe Hamasit, të cilin SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Propozimi i tij për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza kishte shkaktuar kundërshtime si nga kundërshtarët, ashtu edhe nga aleatët e SHBA-së.

Propozimi kishte nxitur shqetësime se mund të rrezikohet marrëveshja e brishtë e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, që ka udhëhequr Gazën që nga viti 2007.

Liderë të OKB-, organizatave Human Rights ëatch dhe Amnesty International, si dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Arabisë Saudite, Kinës e Rusisë, ndër shumë të tjerë, kishin kritikuar publikisht planin.

Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. /rel/

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rritja e çmimeve rëndon buxhetin familjar, ekspertët paralajmërojnë përkeqësim të situatës
Next Article Klubi turk nuk i ndahet sulmuesit shqiptar, përsëri në gjurmët e Manaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?