By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA dëbon emigrantët e paligjshëm indianë, dërgohen me avion ushtarak në Punjab
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA dëbon emigrantët e paligjshëm indianë, dërgohen me avion ushtarak në Punjab
Bota

SHBA dëbon emigrantët e paligjshëm indianë, dërgohen me avion ushtarak në Punjab

admin
Last updated: 05/02/2025 21:10
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një avion ushtarak me shtetas indianë të akuzuar se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA, arriti në Punjab, në veri të Indisë, të mërkurën. Ky ishte fluturimi i parë i tillë në Indi që kur administrata e Presidentit Trump nisi goditjen ndaj emigrantëve pa dokumente.

Sipas raportimeve të mediave, avioni ushtarak, i cili u ul nën masa të rrepta sigurie, mbante 104 të dëbuar. Autoritetet nuk e konfirmuan numrin, por thanë se të dëbuarit do të priten në mënyrë miqësore.

Nju Delhi, i cili nuk dëshiron ta kthejë emigracionin e paligjshëm në një çështje të debatueshme me Uashingtonin, ka thënë se është i hapur për kthimin e indianëve pa dokumente nga Shtetet e Bashkuara, nëse verifikohet kombësia e tyre.

Presidenti Donald Trump tha javën e kaluar se kryeministri indian Narendra Modi e kishte siguruar se vendi i tij do të “bënte atë që është e drejtë” për marrjen e emigrantëve e paligjshëm. Presidenti e bëri deklaratën pas një bisede telefonike me kryeministrin Modi.

Në Nju Delhi, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Randhir Jaiswal tha në një konferencë për shtypin të premten se India dhe Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në një proces për frenimim e emigracionit të paligjshëm dhe “se bashkëpunimi në këtë fushë mes Indisë dhe SHBA-së është i fortë dhe efektiv. Kjo do të jetë e dukshme në periudhën në vijim”, tha ai.

Në një takim që mund të mbahet javën e ardhshme mes zotit Trump dhe zotit Modi, tregtia dhe emigracioni janë ndër çështjet kryesore që pritet të bisedohen.

“India nuk dëshiron të fokusohet në çështjen e dëbimit të emigrantëve të paligjshëm. Interesi i qeverisë është të sigurojë që kanalet e emigracionit të ligjshëm në SHBA për shtetasit indianë të mos kufizohen nga administrata Trump,” thotë Manoj Joshi, bashkëpunëtor në Fondacionin Kërkimor Observer në Nju Delhi.

Këto rrugë ligjore janë vizat H-1B për punëtorët e kualifikuar dhe vizat për studentët.

“Të dyja palët janë të angazhuara për të penguar emigracionin e paligjshëm, duke krijuar gjithashtu më shumë mundësi për emigracionin e ligjshëm të qytetarëve indianë në SHBA”, është shprehur zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Randhir Jaiswal.

Numri i emigrantëve indianë që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA është rritur vitet e fundit. India zë vendin më të madh të emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara nga vendet aziatike, sipas të dhënave të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, numri i tyre i përgjithshëm është ende i vogël. Indianët përbëjnë vetëm rreth 3 për qind të kalimeve të paligjshme.

Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar rreth 18,000 emigrantë indianë pa dokumente që do të kthehen në shtëpi, sipas një raporti të agjencisë Bloomberg javën e kaluar.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klubi turk nuk i ndahet sulmuesit shqiptar, përsëri në gjurmët e Manaj
Next Article Guatemala “dorëzohet” përballë Trump, rrit numrin e fluturimeve për të dëbuarit nga SHBA

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?