By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut
Bota

Mësuesja godet me thikë për vdekje një tetëvjeçare në Korenë e Jugut

admin
Last updated: 11/02/2025 09:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë tetëvjeçare në një shkollë fillore në Korenë e Jugut, në një incident që ka tronditur kombin.

Mësuesja, e cila është rreth të 40-ve, ka rrëfyer se ka goditur me thikë studentin në qytetin qendror të Daejeon, tha policia, transmeton Telegrafi.

Vajza u gjet me plagë me thikë në katin e dytë të një ndërtese shkolle, në orën 18:00 të hënën dhe u shpall e vdekur në spital.

Mësuesja ishte pranë saj me plagë me thikë që policia tha se mund të ishin vetëshkaktuar.

Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, urdhëroi të martën një hetim mbi rastin dhe u kërkoi autoriteteve “të zbatojnë masat e nevojshme për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin më kurrë”.

Disa vendas vendosën lule dhe një kukull në portën e shkollës, e cila u mbyll të martën.

“Mësuesja kishte kërkuar një pushim prej gjashtë muajsh duke përmendur depresionin më 9 dhjetor, por ajo u kthye në shkollë vetëm 20 ditë më vonë pasi një mjek e vlerësoi atë si të aftë për të punuar”, tha zyra arsimore e Daejeon.

Disa ditë para goditjes me thikë, mësuesja kishte shfaqur sjellje të dhunshme. Dy zyrtarë të zyrës së arsimit vizituan shkollën të hënën, mëngjesin e goditjes me thikë, për të hetuar atë sulm.

Nxënësja u raportua e zhdukur të hënën në mbrëmje, pasi shoferi i autobusit njoftoi shkollën se ajo nuk kishte ardhur për ta marrë atë ditë.

Policia tha gjithashtu se do të vazhdojë të marrë në pyetje mësuesen, pasi ajo të shërohet nga operacioni i saj.

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim i Mucunskit me përfaqësues të Këshillit evropiano-australian të biznesit: Thellim i bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Australisë
Next Article Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?