By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përse Serbia kërkon deklaratë për Vojvodinën?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Përse Serbia kërkon deklaratë për Vojvodinën?
Bota

Përse Serbia kërkon deklaratë për Vojvodinën?

admin
Last updated: 15/02/2025 12:53
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Mes protestave të studentëve që zgjasin me muaj, autoritetet në Serbi janë duke paralajmëruar miratimin e një “deklarate të popullit” për Vojvodinën, që është një krahinë autonome në veri të Serbisë.

Ky hap është thënë se do të ndërmerret në përgjigje të iniciativave të supozuara separatiste në protesta.

Vojvodina është Serbi. Përgjithmonë. Nuk ka dorëzim apo tërheqje para atyre që duan ta shkatërrojnë vendin tonë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 7 shkurt se, javëve të fundit, janë rishfaqur iniciativat për t’i dhënë Vojvodinës autonomi më të gjerë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq tha se me disa mesazhe “kërkohet që Vojvodina të bëhet republikë, me disa të flitet gjuha vojvodinase e me disa të tjera duan që Vojvodina të ndahet prej Serbisë”.

Ai nuk specifikoi se kush i dërgon mesazhet e tilla.

Zyrtarë të tjerë të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet kanë pohuar, gjithashtu, se “kërkesat separatiste” janë pjesë e protestave në Serbi.

Presidenca serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këto iniciativa e as për arsyet e sakta për miratimin e deklaratës së lartpërmendur.

REL-i e kontaktoi edhe Millenko Jovanovin, shef i grupit parlamentar të Partisë Përparimtare Serbe, por as ai nuk u përgjigj.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Aleksandar Popov, nga Qendra joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad, thotë për Radion Evropa e Lirë se pretendimet e Qeverisë serbe për separatizmin e Vojvodinës, janë pjesë e strategjisë “përçaj dhe sundo”.

“Asnjë nga figurat publike, as nga opozita, as nga njerëzit e shënjestruar nga mediat pro regjimit, nuk kanë përmendur deri më tani as ‘V’ prej Vojvodinës, kur bëhet fjalë për ndryshimet që janë të nevojshme”, thotë Popov.

Protestat e studentëve, sipas tij, kanë treguar unitet dhe flasin vetëm për kërkesat kryesore, “e ato janë që institucionet të nisin punën”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Studentët – të cilët prej muajsh kanë bllokuar fakultetet në Serbi, për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit – kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e këtij stacioni, ndëshkimin e sulmuesve të studentëve në protestat pas tragjedisë, pezullimin e procedurave ndaj protestuesve të arrestuar, si dhe rritjen e buxhetit për 20 për qind të arsimit të lartë.

Që nga ajo tragjedi, në Serbi janë mbajtur disa protesta, ku kanë marrë pjesë edhe qytetarë të tjerë. Por, në to, organizatorët nuk kanë thënë se shkëputja e Vojvodinës është kërkesë e tyre.

Kush po bën pretendime për “separatizmin e Vojvodinës”?

Vuçiq tha më 7 shkurt se do ta kundërshtonte “separatizmin” përmes mjeteve demokratike dhe politike.

“Vojvodina është Serbi. Përgjithmonë. Nuk ka dorëzim apo tërheqje para atyre që duan ta shkatërrojnë vendin tonë”, shkroi Vuçiq në një postim në Instagram.

Kryeministri në largim i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i tha Televizionit Pink më 2 shkurt se opozita dëshiron shkëputjen e Vojvodinës dhe se protestat i sheh si mundësi për planet e saj.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, tha për Televizionin Pink më 12 janar se kërkesat e studentëve që organizojnë bllokada në fakultete, janë politike, dhe se organizatorët e këtyre bllokadave nuk janë “autonomistë”, por “separatistë” dhe duan që Vojvodina të shkëputet nga Serbia.

Disa përfaqësues të opozitës kanë thënë se këto pretendime janë të pabaza dhe se studentët në bllokada nuk bashkëpunojnë me opozitën për veprimet e tyre.

Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje për këto pretendime nga studentët që kanë bllokuar Fakultetin Filozofik në Novi Sad.

Në janar, grafiti “Republika Vojvodina LSV” u shfaq në pjesë të ndryshme të Novi Sadit, raportoi atëkohë agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Partia opozitare, Lidhja e Social-Demokratëve të Vojvodinës (LSV), u distancua nga kjo.

Agjencia Beta raportoi se edhe një pankartë me mbishkrimin “Republika e Vojvodinës” është varur në Urën e Varadinit në Novi Sad, më 23 janar, dhe se ekspozimi i saj është siguruar nga policia komunale.

Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje as nga policia komunale, as nga qyteti i Novi Sadit lidhur me këto pretendime.

Çfarë peshe ka deklarata për Vojvodinën?
Sipas Popovit, deklarata për Vojvodinën “nuk ka status ligjor, ashtu si edhe deklarata e miratuar në Kuvendin gjithëserb”.

Në këtë kuvend, që ishte një seancë e përbashkët e qeverive të Serbisë dhe Republikës Sërpska, e mbajtur në Beograd më 8 qershor, 2024, u miratua Deklarata për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb – një dokument prej 49 pikash.

Ky dokument u miratua në korrik nga Kuvendi i Serbisë dhe në të, mes tjerash, thuhet se populli serb përfaqëson një entitet të vetëm.

Popov thotë se deklarata për Vojvodinën do të kishte peshë ligjore nëse do të mbahej “referendum për heqjen e autonomisë së Vojvodinës”.

“Do të duhej të zbatoheshin të gjitha procedurat ligjore dhe kushtetuese që ekzistojnë për vendosjen apo heqjen e autonomive ekzistuese”, thekson ai.

Popov beson se teza për separatizmin “nuk ka asnjë bazë në realitet”, por se qëllim i saj është “t’i riparojë dëmet e shkaktuara nga të gjitha lëvizjet e gabuara që ka bërë pushteti”.

“Pasojat mund të jenë katastrofike nëse plani [i pushtetit] për të krijuar përçarje mes njerëzve të Vojvodinës dhe pjesës tjetër të popullsisë në Serbi, ka sukses”, thotë Popov.

Çfarë statusi ka Vojvodina?
Kushtetuta e Serbisë thotë se ky vend ka dy krahina autonome, Vojvodinën dhe Kosovën, edhe pse kjo e fundit është shtet i pavarur qysh në vitin 2008, por Serbia nuk e njeh.

Me Kushtetutë, propozimi për krijimin e krahinave të reja ose për shfuqizimin ose bashkimin e krahinave autonome ekzistuese konfirmohet nga qytetarët me referendum.

Krahina autonome në Serbi i ka institucionet dhe të ardhurat e veta, menaxhon prona, i ka simbolet dhe përcakton mënyrën e përdorimit të tyre. /REL/

You Might Also Like

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Erdogan thotë se Turqia është lojtar kyç në të gjitha ekuacionet rajonale

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fillkov për propozimin për shkarkim të Kocevskit: Procedura nuk ka përfunduar nëse Këshilli i Prokurorëve Publik jep mendim negativ
Next Article Një vajzë e mitur, kafshohet nga një qen endacak në Tetovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?