By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Asnjë para dhe tetraplegjik në Shqipëri nuk do jetë pa karrige me rrota. Fondacioni Mane dhe Fundjavë Ndryshe prezantojnë projektin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Asnjë para dhe tetraplegjik në Shqipëri nuk do jetë pa karrige me rrota. Fondacioni Mane dhe Fundjavë Ndryshe prezantojnë projektin
EkonomiPostimi i sponsorizuar

Asnjë para dhe tetraplegjik në Shqipëri nuk do jetë pa karrige me rrota. Fondacioni Mane dhe Fundjavë Ndryshe prezantojnë projektin

admin
Last updated: 20/02/2025 11:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Fondacioni Mane, në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjava Ndryshe”, ka prezantuar nismën për të pajisur të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Shqipëri me karrige me rrota. 260 karrige me rrota u shpërndanë në Tiranë si aksion i parë, për të vijuar me shpërndarjen në total të 1,000 karrigeve në të gjithë vendin.

Prezantimi publik i projektit u zhvillua në ambientet e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku edhe filloi shpërndarja e karrigeve me rrota për rrethin e Tiranës. Ky projekt do të zhvillohet edhe me mbështetjen e Shërbimit Social Shtetëror dhe Shoqatës së “Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë”. Qëllimi i këtij projekti është që asnjë person para dhe tetraplegjik në Shqipëri të mos ndiejë mungesë të një karrigeje me rrota. I nisur në Tiranë, aksioni do të vazhdojë me shpërndarjen e 1,000 karrigeve me rrota në të gjithë Shqipërinë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, themeluesi i Fondacionit Mane, Samir Mane, tha se shpërndarja e karrigeve me rrota për individë me status para dhe tetraplegjikë është një angazhim sa i fondacionit, po aq edhe personal.

“Kemi sjellë 1,000 karrige me rrota që do të shpërndahen duke filluar nga sot, por jam i sigurt që ky është vetëm hapi i parë. Ju premtoj se Fondacioni Mane do të vijojë punën që të gjithë personat para dhe tetraplegjikë në Shqipëri të kenë karrige me rrota dhe të kenë pavarësinë dhe lehtësinë e munguar”, – tha Samir Mane. 

Themeluesi i Fondacionit Mane dhe Grupit BALFIN, Samir Mane, shtoi se kjo nismë është vetëm një përpjekje e radhës, për të garantuar në shoqëri një jetesë dinjitoze për të gjithë individët para dhe tetraplegjikë, e kryesisht për ata me vështirësi ekonomike.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, e përforcoi qëndrimin e Presidentit të Fondacionit Mane.

“Ne, nëpërmjet kësaj nisme, së bashku me Fondacionin Mane, do të shkojmë derë më derë, në çdo cep të Shqipërisë, atje ku ka njerëz që vuajnë për një karrige; atje ku na kanë shkruar dhe presin që ne të trokasim në dyert e tyre”, – tha Arbër Hajdari.

Bajram Tirana, Kryetari i Shoqatës “Invalidë Para dhe Tetraplegjikë”, ndërsa ndau eksperiencën e tij personale dhe nevojat e veçanta të individëve që përfaqëson, e cilësoi nismën e Fondacionit Mane dhe organizatës “Fundjavë Ndryshe” si shembullin më të mirë të përpjekjeve të përbashkëta për të ndihmuar dhe mbështetur një shtresë të shoqërisë që ka shumë nevoja.

Të ndodhur në aktivitetin e sotëm, ishin 260 persona para dhe tetraplegjikë që u pajisën me karrige me rrota. Ndërkohë, për pjesën tjetër që nuk e patën të mundur të vinin në prezantimin e projektit, karrigia me rrota do iu dërgohet në shtëpi. Vullnetarët e Fondacionit Mane dhe të Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, të mbështetur edhe nga stafi i Shërbimit Social Shtetëror, do të trokasin derë më derë për të dorëzuar karriget me rrota. I njëjti proces do të ndiqet edhe nëpër rrethet e Shqipërisë.

Prej formimit, Fondacioni Mane ka arritur të bëjë një ndryshim të prekshëm në jetën e shumë individëve, duke angazhuar vazhdimisht për çështje të cilat lidhen me edukimin, rininë, ruajtjen e mjedisit, shëndetin dhe mirëqenien e grupeve të caktuara shoqërore në nevojë.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rozana Radi shpërthen në lot: Duan që unë të dal jashtë
Next Article Drejtori i Teatrit të Tetovës për ndarjen e buxhetit: Kultura ka qenë dhe vazhdon të jetë keq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?