By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Festivali “BookFest” drejt përmbylljes në Gjilan – Lexuesit e rinj tregojnë interes të madh për librat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Festivali “BookFest” drejt përmbylljes në Gjilan – Lexuesit e rinj tregojnë interes të madh për librat
Kulturë

Festivali “BookFest” drejt përmbylljes në Gjilan – Lexuesit e rinj tregojnë interes të madh për librat

admin
Last updated: 21/02/2025 10:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Edhe dy ditë kanë mbetur deri në përmbylljen e festivalit të librit “BookFest” në Gjilan, i organizuar nga Latif Mustafa.

Ky festival, i cili ka nisur nga Prizreni dhe më pas ka vazhduar në Prishtinë, tashmë ka bërë ndalesën e tij edhe në Gjilan, duke sjellë mbi 2500 tituj librash dhe aktivitete të shumta për fëmijët, si lojëra edukative, kuize, vizatime dhe ushtrime që stimulojnë mendimin kritik, kreativ dhe logjik.

Sipas organizatorit Latif Mustafa, një nga veçoritë kryesore të festivalit janë zbritjet e mëdha në libra, të cilat ofrohen në “BookFest”.

“Gjilani ka një numër të madh lexuesish, shumë prej të cilëve bëjnë porosi online. Kjo na ka shtyrë të mendojmë për hapjen e një librarie në qytet. Gjilani është një qendër lidhëse mes Luginës, një pjese të Ferizajt dhe Karadakut, dhe padyshim që ka nxjerrë figura të rëndësishme,” tha Mustafa.

Ai theksoi se qytetarët, sidomos të rinjtë, kanë një interes të madh për lexim dhe kërkojnë libra me tematika të veçanta.

“Më habiti fakti se çfarë librash kërkojnë të lexojnë të rinjtë gjilanas. Ata janë shumë kreativë dhe me iniciativë,” u shpreh ai për Radio Kosova.

Mustafa shtoi se ndonëse në Gjilan ekzistojnë disa librari të vogla, qyteti mund të përfitojë nga një hapësirë më e madhe dedikuar librit dhe kulturës së leximit.

Në krahasim me vitin e kaluar, organizatorët synojnë ta shtrijnë festivalin në më shumë qytete të Kosovës.

“Synimi ynë është që libri të bëhet pjesë e hapësirës publike, duke i sjellë lexuesit më pranë tij, pa qenë e nevojshme të shkojnë në librari,” përfundoi Mustafa.

You Might Also Like

NËPËR GJITHËSI

Bordi qeveritar e propozoi festimin e 35-vjetorit të pavarësisë, këto janë emrat

NË KËTË TOKË

Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor në UT – aty ku kujtesa takohet me dijen

DO TË DËGJOJ ENGJËJT

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siguria kibernetike e Maqedonisë së Veriut e pesta më e cenueshme në Evropë
Next Article Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?