By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjermania mban zgjedhjet që po vëzhgohen nga afër prej Europës dhe SHBA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjermania mban zgjedhjet që po vëzhgohen nga afër prej Europës dhe SHBA
Bota

Gjermania mban zgjedhjet që po vëzhgohen nga afër prej Europës dhe SHBA

admin
Last updated: 23/02/2025 11:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjermanët u janë drejtuar të dielën kutive të votimit, pas një fushate intensive që është dominuar nga situata ekonomike e Gjermanisë dhe sulmet vdekjeprurëse që e kanë kthyer migrimin në çështjen kryesore të sigurisë.

Friedrich Merz, lider konservator 69-vjeçar, konsiderohet figura që ka më së shumti shanse për t’u bërë kancelar i Gjermanisë, përmes këtij procesi zgjedhor që po vëzhgohet nga afër në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai është zotuar për t’i zgjidhur shumicën e problemeve brenda katër vjetëve – sfidë e konsiderueshme për shtetin me ekonominë më të madhe në Evropë.

Nëse fitojnë Demokristianët e Merzit, ai do të duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti, dhe më së shumti shanse ka me Socialdemokratët e Olaf Scholzit, Qeveria e të cilit është shpërbërë në fund të vitit të kaluar.

Në rast të fitores, Merz e ka bërë të qartë se nuk do të krijojë koalicion me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila pritet të renditet si forca e dytë me madhe politike, duke e lënë mbrapa edhe partinë e qendrës së majtë të Scholzit.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 59.2 milionë gjermanë, ndonëse miliona prej tyre veçse kanë votuar me postë.

Sipas sondazheve, rreth 20 për qind e popullsisë është e pavendosur se për kë të votojë.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 18:00 dhe rezultatet e para pritet të dihen në mbrëmje.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë rëndësi të madhe për Gjermaninë, pasi ky vend do të duhet të marrë vendime të mëdha si në shtëpi, ashtu edhe në skenën botërore.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Merz zotohet për udhëheqje të pushtetshme në Evropë, ndonëse Berlini është nën presion për t’i liruar kufizimet për buxhet në ushtri.

Si ofruesja më e madhe e ndihmës ushtare për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara, Qeveria e re gjermane do të përballet edhe me udhëheqjen e re amerikane.

Liderët politikë gjermanë janë tronditur nga nënpresidenti amerikan, JD Vance, i cili është takuar me kandidaten e AfD-së për kancelare, Alice Weidel, dhe i cili ka bërë thirrje për dhënie fund të tabusë që të mos bisedohet me të djathtën ekstreme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kundër AfD-së është protestuar në disa qytete gjermane të shtunën.

Kjo parti është rritur dukshëm në disa rajone lindore, po është duke u rritur edhe në pjesën perëndimore, sidomos tek audiencat e reja përmes platformës TikTok.

Kjo parti synon të largojë Gjermaninë nga BE-ja, t’i ndryshojë politikat për klimën, të ndërtojë centrale bërthamore, dhe të riparojë linjat e transportit të gazit dhe marrëdhëniet diplomatike me Rusinë./REL

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rozana rrëfen ndarjen nga partneri: Ai meriton të bëhet prind
Next Article Reagime të palës kineze për kufizimet e investimeve dypalëshe SHBA -KINË

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?