By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe
Bota

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

admin
Last updated: 27/02/2025 07:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

MemeCoin Melania Trump ka pësuar dështim total dhe sot ka rënë nën pragun e një dollarit për herë të parë që nga prezantimi i tij.

Në momentin kur është shkruar ky artikull, ai po tregtohet me çmimin rreth 99 cent, që përfaqëson një rënie prej mbi 93 përqind nga vlera rekord prej 13.73 dollarë për kriptomonedhë.

Analistët financiarë dhe të kriptomonedhave e cilësojnë këtë si një nga kolapset më dramatike të kriptomonedhave këtë vit, çka ka sjellë akuza ndaj presidentit amerikan, Donald Trump dhe gruas së tij për manipulim të tregut, tregti nga brenda dhe lidhje me kriptomonedha të tjera kontroverse.

Një ditë para inaugurimit të Trump si president, më 19 janar të këtij viti, Melania Trump prezantoi një kriptomonedhë me emrin $MELANIA në blockchain-in Solana, raportojnë mediat.

Kriptomonedha e saj u promovua si “objekt koleksionimi digjital”, jo si një investim, por çmimi u rrit shpejt me një shkallë të pabesueshme prej 24 mijë për qind brenda disa orëve nga prezantimi, duke arritur një vlerë të tregut mbi 2 miliardë dollarë.

Analistët e blockchainit identifikuan disa probleme në lidhje me memecoin-in e Melanisë menjëherë pas prezantimit. Për të shmangur terminologjinë komplekse financiare që përdoret në tregtimin e kriptomonedhave, token-i $Melania mund të përshkruhet më mirë si karta koleksionuese në edicion të kufizuar.

Në momentin e prezantimit, për blerje ishin të disponueshme rreth 200 milionë karta, por brenda disa ditësh ky numër u dyfishua në rreth 537 milionë. Përkthyer, kjo është si të zbuloni që një kartë koleksionuese e rrallë që keni blerë, në fakt nuk është aq e rrallë, pasi krijuesi ka krijuar më shumë prej saj.

Vetëm një përqindje e vogël ka qenë në dispozicion për t’u shitur publikisht, ndërsa njerëzit nga ekipi i Melanisë mbajtën shumicën për vete. Thjesht, këto probleme sugjerojnë se $Melania nuk u krijua dhe nuk u prezantua për të përfituar investitorët e zakonshëm, por për të pasuruar ata që e krijuan.

Në kundërshtim me kriptomonedhat tradicionale si Bitcoin, të cilat kanë për qëllim të shërbejnë si para digjitale ose për qëllime të tjera funksionale, memecoin-et zakonisht krijohen si shaka ose trende online pa ndonjë përdorim të vërtetë në botën reale.

Ato zakonisht lindin nga meme-t online, trende virale ose figura të njohura dhe nuk kanë qëllim të sjellin teknologji inovative ose të zgjidhin probleme specifike. Shpesh kanë emra humoristikë dhe paraqesin një segment shumë të paparashikueshëm të tregut të kriptomonedhave.

Çmimet e tyre shpesh ndryshojnë drastikisht, pasi janë në masë të madhe të bazuara në trende nga rrjetet sociale dhe mbështetje nga figura të famshme, e jo në vlerën e tyre reale dhe intrinseke.

“Memecoin-et në të vërtetë janë tokena digjitalë të krijuar për argëtim ose spekulim, e jo për të zgjidhur ndonjë problem të vërtetë”, tha Nigel Green, CEO i kompanisë këshilluese deVere Group.

You Might Also Like

Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë

Rritja e importeve nga Kina u hap dyer të reja bizneseve globale

Nuk i kryen pagesat e iPhone-it/ I riu hidhet nga shkëmbi, tërheq me vete edhe të atin, pas tyre hidhet edhe nëna

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

“Gusht i Zi” në Rusi, Putini përballet me krizë karburanti, rënie të rublës dhe sulme ukrainase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bebe Rexha shkëlqen me dukjen në eventin bamirës në Emiratet e Bashkuara Arabe me kreacion të stilistit shqiptar
Next Article Cila është rruga e ‘Gold Card’ e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?