By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rubio tregon prioritetet e SHBA-së në Azi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Rubio tregon prioritetet e SHBA-së në Azi
Bota

Rubio tregon prioritetet e SHBA-së në Azi

admin
Last updated: 27/02/2025 10:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se forcimi i lidhjeve me Rijadin është prioritet kryesor i administratës Trump pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Arabisë Saudite, princin Khalid bin Salman.

Sipas fjalëve të sekretarit të shtetit Rubio, administrata e re ka në plan të vazhdojë të mbajë marrëdhënie tradicionale stabila dhe të ngushta me Arabinë Saudite.

“Forcimi i këtij partneriteti kyç është prioritet kryesor i administratës Trump, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën në interesat tona të përbashkëta në të gjithë Lindjen e Mesme dhe përmirësimin e sigurisë dhe lirisë së lundrimit në Detin e Kuq”, tha Rubio.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha se Rubio dhe bin Salman theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale të sigurisë, duke diskutuar mënyrat për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Siri, Liban, Gazë dhe gjithë rajonin.

“Sekretari theksoi nevojën për t’u kundërvënë së bashku kërcënimeve të Huthive për sigurinë rajonale”, tha ajo, duke përshkruar takimin.

Princi Khalid të hënën pati një takim edhe me ministrin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.

Ky i fundit e quajti ministrin saudit të Mbrojtjes “mik të mirë”, duke shtuar se “Administrata Trump dhe Mbretëria janë të bashkuara në promovimin e paqes, mirëqenies dhe zhvillimit”.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rio Ferdinand tregon katër lojtarët që nuk kanë kapacitet për të luajtur nën drejtimin e Amorim
Next Article Dita “D” e buxhetit kumunal në Gjilan, Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme – çka pritet të ndodh?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?