By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Platforma “X” pezullon llogaritë e opozitës në Turqi mes tensioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Platforma “X” pezullon llogaritë e opozitës në Turqi mes tensioneve
Bota

Platforma “X” pezullon llogaritë e opozitës në Turqi mes tensioneve

admin
Last updated: 23/03/2025 10:52
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Platforma X ka pezulluar dhjetëra llogari që i përkasin figurave dhe mbështetësve të opozitës turke, ndërsa protestat vazhdojnë për arrestimin e Ekrem Imamoglu. Sipas vëzhguesve, shumë prej llogarive që janë pezulluar kanë të bëjnë me qarqet universitare dhe studentë që organizuan apo morën pjesë në protesta.

“Shumica e këtyre llogarive u përkisnin aktivistëve që ndanin informacione rreth protestave dhe pikave të takimit,” tha analisti Yusuf Jan i Qendrës Wilson.

Disa përdorues zbuluan se llogaritë e tyre ishin bllokuar vetëm brenda Turqisë. Aktivisti Omer Faruk Aslan tha se ai u detyrua të krijonte një llogari të dytë pasi i pari u bllokua me urdhër të gjykatës, sepse disa nga postimet e tij tejkalonin gjashtë milionë shikime.

Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya njoftoi se u identifikuan 326 llogari të mediave sociale që “ngjallnin urrejtje”, 72 prej të cilave ndodheshin jashtë vendit. Bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të sigurisë kibernetike dhe policisë çoi në arrestimin e 54 të dyshuarve.

Të shtunën, autoritetet njoftuan arrestimin e 343 personave gjatë një nate protestash. Arrestimet u kryen në shumë qytete, duke përfshirë Stambollin, Ankaranë, Izmirin, Adananë, Antalia dhe Konia.

Kjo nuk është hera e parë që X ka kufizuar hyrjen në Turqi. Në vitin 2023, gjatë periudhës zgjedhore, platforma vendosi kufizime në përmbajtje në mënyrë që “Twitter të mbetet i aksesueshëm për qytetarët turq”, siç ishte njoftuar në atë kohë nga llogaria ndërkombëtare e kompanisë.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trafiku zhvillohet pa pengesa, nëpur rrugë të thata
Next Article Ulet numri i pacientëve kritikë nga zjarri, nga nesër do të dërgohet ndihma për famijlet e të pësuarve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?