By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Federata vendosi që paratë e biletave të ndeshjes Maqedoni – Uells do të dërgohen për familjarët e viktimave në Koçani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Federata vendosi që paratë e biletave të ndeshjes Maqedoni – Uells do të dërgohen për familjarët e viktimave në Koçani
Sport

Federata vendosi që paratë e biletave të ndeshjes Maqedoni – Uells do të dërgohen për familjarët e viktimave në Koçani

admin
Last updated: 23/03/2025 11:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Të martën do të luhet ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin e ardhshëm. Paratë e biletave pritet të dërgohen për familjarët e viktimave të tragjedisë në Koçani.

“Si shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, dua të paralajmëroj se të ardhurat nga biletat e ndeshjes sonë të ardhshme kundër Uellsit, do të dhurohen për të lënduarit dhe familjarët e ndjerëve. Ky është momenti kur futbolli tregon se është më shumë se lojë – futbolli dhe përfaqësuesja bashkohen dhe ndihmojnë”, deklaroi kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiç.

Çmimi i biletave është 300 dhe 400 denarë.

Ndeshja do të luhet të martën në Arenën Nacionale “Todor Proeski”, duke filluar prej orës 20:45. Kjo është ndeshja e dytë në kualifikimet për botërorin, ku Maqedonia e Veriut është në një grup me Uelsin, Belgjikën, Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

You Might Also Like

Arigon Avdimetaj pritet të shkund ringun në përballje me serbin Miomcilo Jajic

Liverpooli është gati të përfundojë një marrëveshje të jashtëzakonshme shkëmbimi me Real Madridin

Superkompjuteri përditëson shanset e fituesve të Ligës së Kampionëve – ndryshojnë përqindjet pas çerekfinaleve të para

Ditët më të errëta të Carvajal: pak minuta të luajtura, tension me Arbeloan dhe incident me një lojtar të ri

Pau Cubarsi kërkon falje publike pas kartonit të kuq kundër Atleticos

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Simptomat e paramenopauzës u zhdukën”/ Aktorja pranon se merr ilaçe për humbje peshe
Next Article Letër publike nga familjarët e të ndjerit Vedat Ademi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?