By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mijëra njerëz mbushën rrugët e Stambollit, në natën e pestë të demonstratave kundër arrestimit të Ekrem Imamoglu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mijëra njerëz mbushën rrugët e Stambollit, në natën e pestë të demonstratave kundër arrestimit të Ekrem Imamoglu
Bota

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Stambollit, në natën e pestë të demonstratave kundër arrestimit të Ekrem Imamoglu

admin
Last updated: 24/03/2025 10:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mijëra protestues mbushën rrugët e Stambollit të dielën në natën e pestë të demonstratave kundër arrestimit të rivalit kryesor të presidentit turk, Ekrem Imamoglu.

Kryebashkiaku i Stambollit u arrestua të mërkurën dhe u burgos në pritje të gjyqit mbi akuzat për korrupsion.

Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia përdori “sprej piper” dhe gjuajti plumba gome në turmën që u mblodh jashtë bashkisë së Stambollit.

Duke raportuar nga Stambolli të dielën në mbrëmje, korrespondentja e Sky News, Alex Crawford i përshkroi protestat si “relativisht paqësore” por tha se ato ishin “protestat më të mëdha që Turqia ka parë në më shumë se një dekadë”.

Demonstratat e mëdha kanë vazhduar pavarësisht ndalimit të tubimeve në Stamboll të vendosur këtë javë – por shumë protestues fshehën fytyrat e tyre me maska.

Shumica e protestuesve nuk donin të flisnin në kamera pasi kishin frikë se mos i njihnin, tha Crawford, por ata dolën në rrugë sepse “ndjejnë se demokracia e tyre po gërryhet”.

Ajo theksoi se mbeten pyetjet për sa kohë autoritetet do të lejojnë që këto protesta të vazhdojnë – dhe nëse ato do të përshkallëzohen në një krizë të vërtetë për presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Protestat u intensifikuan pasi Imamoglu u akuzua të dielën për drejtimin e një organizate kriminale, marrjen e ryshfeteve, zhvatjen, regjistrimin e paligjshëm të të dhënave personale dhe manipulimin e ofertave.

Kërkesa për të ndaluar zotin Imamoglu për akuza të lidhura me terrorin u refuzua.

Pas vendimit, ai u transferua në burgun e Silivrit, në perëndim të Stambollit.

Imamoglu i ka etiketuar të gjitha pretendimet “akuza dhe shpifje të paimagjinueshme”.

Dhe shumë kritikë e shohin ndalimin e tij si një lëvizje politike për ta hequr atë nga gara presidenciale e vitit 2028 – duke thelluar shqetësimet mbi demokracinë e vendit dhe sundimin e ligjit.

Por qeveria turke mohon se arrestimi i Imamoglu ishte i motivuar politikisht dhe thotë se gjykatat janë të pavarura.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Chelsea po mendon të paguajë një gjobë miliona euro dhe mos ta aktivizojë blerjen e Sanchos
Next Article Taylor Swift zbulon se çfarë mendon në të vërtetë për albumin e ri të Selena Gomez

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?