By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bizneset të papërgatitura për liberalizimin e tregut energjetik, Oda Amerikane kërkon zgjatjen e afatit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bizneset të papërgatitura për liberalizimin e tregut energjetik, Oda Amerikane kërkon zgjatjen e afatit
Ekonomi

Bizneset të papërgatitura për liberalizimin e tregut energjetik, Oda Amerikane kërkon zgjatjen e afatit

admin
Last updated: 24/03/2025 12:49
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga politikëbërësit që të rishqyrtojnë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, të planifikuar për vitin 2025.

Oda Amerikane ka thënë se e mbështet plotësisht një treg të hapur dhe konkurrues të energjisë, por kushtet aktuale tregojnë se Kosova ende nuk është e përgatitur për këtë tranzicion.

“Pavarësisht ekzistencës së 19 furnizuesve të licencuar, vetëm një është aktualisht funksional, duke krijuar një pozicion monopolist de facto që kufizon konkurrencën. Bizneset janë thellësisht të shqetësuara për rritjen e kostove të energjisë, me 80% të kompanive të anketuara që presin rritje të konsiderueshme të kostove që do të ndikojnë drejtpërdrejt në konkurrencën e tyre”, thuhet në reagimin e OEAK-së.

Tutje Oda Amerikane thekson se ndryshe nga homologët rajonalë, Kosova nuk ka siguruar konkurrencë të mjaftueshme me furnizuesit përpara se të zbatojë liberalizimin e tregut, duke i lënë bizneset me opsione të kufizuara dhe pasiguri të shtuar.

Për më tepër, sipas tyre afati i shkurtër kohor i zbatimit – i paraprirë nga fushata të paqarta informacioni – nuk i lejon bizneset të përgatiten në mënyrë adekuate.

“Për qëllime buxhetore, hyrja në një rritje të kostos në mes të vitit shtrembëron planifikimin dhe menaxhimin financiar, gjë që mund të destabilizojë vazhdimësinë operacionale. Pasiguria e investimeve është një tjetër çështje urgjente, pasi 70% e kompanive kanë frikë se rritja e kostove të energjisë do të ndikojë negativisht në planet e tyre afatgjata të investimeve dhe zgjerimit. Ndërsa investimi në energjinë e rinovueshme njihet gjerësisht si një zgjidhje potenciale afatgjatë, bizneset pranojnë se investime të tilla kërkojnë kohë dhe nuk mund të zbatohen para 1 qershorit 2025”, thuhet mes tjerash në reagim.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë tutje ka shtuar se gjetjet nga diskutimet dhe anketat e biznesit nxjerrin në pah shqetësimet kryesore.

Shumë biznese raportojnë mungesë informacioni në lidhje me furnitorët e disponueshëm dhe procesin e tranzicionit, duke e bërë të vështirë marrjen e vendimeve të informuara.

“Një strategji komunikimi më e fortë dhe më transparente është e nevojshme për të mbështetur bizneset gjatë këtij tranzicioni. Për më tepër, shumica e bizneseve ndihen të papërgatitur për të vlerësuar dhe negociuar kontratat në një treg të liberalizuar, duke ngritur shqetësime për aftësinë e tyre për të siguruar marrëveshje të drejta dhe konkurruese”, thuhet në reagim.

Për të mbështetur një tranzicion më të qëndrueshëm dhe efektiv, Oda Amerikane rekomandon që Qeveria të miratojë legjislacionin e nevojshëm dytësor për të zhbllokuar investimet në sistemet e ruajtjes së baterive – kritike për fleksibilitetin e rrjetit dhe menaxhimin efikas të energjisë. Në të njëjtën kohë, duhet të futet një skemë e re tatimore dhe doganore për të inkurajuar investimet në teknologjitë me efikasitet energjetik.

Oda Amerikane gjithashtu i kërkon fuqimisht Qeverisë që të inicojë zhvillimin e një njësie gjeneruese vendore me kapacitet të madh, e cila do të rriste ndjeshëm pavarësinë energjetike të Kosovës dhe sigurinë e furnizimit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Oda Amerikane mbetet e përkushtuar për të mbështetur tranzicionin energjetik të Kosovës dhe do të kontribuojë duke edukuar anëtarët e saj dhe komunitetin e gjerë të biznesit për përfitimet e rritjes së investimeve në efiçiencën e energjisë. Duke pasur parasysh këto sfida, Oda Amerikane rekomandon fuqimisht që politikëbërësit të shtyjnë liberalizimin e tregut derisa të paktën tre furnizues të jenë plotësisht funksionalë për të siguruar konkurrencë të vërtetë. Duhet të krijohet një plan i qartë komunikimi për t’i ofruar bizneseve informacionin e nevojshëm në lidhje me opsionet e furnitorëve dhe negociatat e kontratave”, thuhet mes tjerash ne reagim.

OEAK ka shtuar se duhet të futen mekanizma të stabilitetit të çmimeve për të mbrojtur bizneset nga rritjet e papritura të kostove.

“Zgjatja e afatit të tranzicionit përtej 1 qershorit 2025, është thelbësore për t’u dhënë bizneseve kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me strukturën e re të tregut”, ka theksuar OEAK.

Oda Amerikane ka shtuar se duhet të zbatohen gjithashtu politika për të inkurajuar konkurrencën e furnizuesve dhe për të mbështetur hyrjet e reja në treg, duke nxitur një treg vërtet konkurrues dhe të qëndrueshëm të energjisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Liberalizimi i tregut energjetik të Kosovës në kushtet aktuale do të dëmtojë bizneset, do të ulë konkurrencën dhe do të dekurajojë investimet. Oda Amerikane u bën thirrje politikëbërësve të miratojnë një qasje strategjike, me faza që i jep përparësi konkurrencës së tregut, stabilitetit të çmimeve dhe gatishmërisë së biznesit për të siguruar një tranzicion të suksesshëm”, thuhet në reagim.

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Guler i tha mbylle gojën, por Szoboszlai iu përgjigj në mënyrë epike në rrjete sociale turkut
Next Article ​Formimi i qeverisë, Murati: Po presim certifikimin e rezultateve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?